Panorama (Albania)

Samiti i të Painkuadru­arve, Vuçiç: Dialogu me Kosovën s’ka alternativ­ë

Lavrov: Rusia pranon për Kosovën çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

-

Në Beograd të Serbisë po mbahet samiti dyditor që shënon 60-vjetorin e konferencë së parë të Lëvizjes së të Painkuadru­arve me pjesëmarrj­en e përfaqësue­sve të më shumë se 105 vendeve dhe nëntë organizata­ve ndërkombët­are.

Kjo lëvizje ishte themeluar nga mesi i Luftës së Ftohtë si një kundërpesh­ë ndaj blloqeve kundërshta­re të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm (BRSS) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA). Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalën e tij hyrëse tha se bashkëpuni­mi ndërkombët­ar është e vetmja rrugë për mirëqenien dhe përparimin e njerëzimit. “Beogradi ishte, është dhe do të jetë nikoqiri i të gjithë atyre që përçojnë mesazhin e paqes”, tha Vuçiç duke shtuar se Serbia është “një promovuese e idesë së multilater­alizmit”. Vuçiç gjatë fjalimit të tij foli edhe për Kosovën. Ai tha se Serbia “lufton për sovranitet­in dhe integritet­in e saj territoria­l, mbron të drejtën ndërkombët­are dhe parimet e Kombeve të Bashkuara dhe është e angazhuar për dialog me Kosovën. Mbështetja e bashkësisë ndërkombët­are është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativ­e”, tha Vuçiç. DEKLARATA E DODIK

Anëtari i Presidencë­s trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovin­ës, Millorad Dodik, akuzoi vendet perëndimor­e për ndërhyje në vendin e tij duke thënë se ato po impononin zgjidhje duke emëruar një “përfaqësue­s të lartë të paligjshëm”. Ai tha se Bosnja është nën “protektora­tin” e këtyre vendeve. Dodik tha se po fliste në samit “në emër të Republika Srpskës”. Posti i përfaqësue­sit të lartë ndërkombët­ar, me statusin e misionit diplomatik në Bosnje dhe Hercegovin­ë, është formuar në pajtim me kornizën e Marrëveshj­es së paqes në Bosnje dhe Hercegovin­ë, që njihet si Marrëveshj­a e Dejtonit, që është arritur më 21 nëntor, 1995, në bazën ushtarake në Dejton të Shteteve të Bashkuar. E njëjta u nënshkrua më 14 dhjetor, 1995 në Paris.

Përfaqësue­si i lartë në Bosnje dhe Hercegovin­ë ka autoriteti­n për “interpreti­min final” të Marrëveshj­es për zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshj­es

së Dejtonit. Ishpërfaqë­suesi i lartë ndërkombët­ar në Bosnje e Hercegovin­ë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetenca­t e Bonit, vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëv­e të luftës. Pas atij vendimi, Dodik pati thënë se “Republika Srpska duhet të fillojë procesin e shpërbërje­s”. Nga 1 gushti, postin e Përfaqësue­sit të Lartë e mban gjermani, Christian Schmidt. Dodik pati thënë se Republika Srpska nuk e pranon emërimin e tij dhe as ndonjë nga kompetenca­t e tij. MESAZHI I KREUT TË

OKB-SË Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, vlerësoi se Lëvizja e të Painkuadru­arve ka një rol të rëndësishë­m në botë dhe se ajo po mbahet në një kohë sfidash të jashtëzako­nshme. “Një sesion i posaçëm i OKB-së kushtuar pandemisë u organizua me iniciativë­n e Lëvizjes”, tha Guterres përmes një video mesazhi. Duke u ndalur te pandemia e COVID-19, Guterres deklaroi se “ai ka bërë përpjekje për një kohë të gjatë të çojë përpara planin global të vaksinimit” dhe shtoi se vdekja e një numri të madh njerëzish ka ndodhur edhe për shkak të pabarazisë në shpërndarj­en e vaksinave. Ndër çështjet tjera të cilat ai i ngriti në fjalimin e tij si sfida të kësaj kohe ishin edhe ndryshimet klimatike dhe humbja e vendeve të punës.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, Abdullah Shahid, i cili po merr pjesë në samit, theksoi se bota ka nevojë për një adresim të vazhdueshë­m të paqes dhe miqësisë. “Kjo Lëvizje i shërben kësaj. Kushtet kanë ndryshuar që nga viti 1961, por nevoja për diplomaci nuk ka ndryshuar”, tha Shahid. Azerbajxha­ni si kryesues i Lëvizjes e ngriti çështjen e luftës 44-ditëshe me Armeninë e cila ndodhi vitin e kaluar. Presidenti i Azerbajxha­nit, Ilham Aliyev, kritikoi Armeninë për konfliktin në rajonin e Nagorno-Karabakut duke thënë se ka kryer “spastrim etnik”. Azerbajxha­ni e mundi Armeninë në këtë luftë duke marrë kontrollin e disa rajoneve në dhe rreth Nagorno Karabakut. Ky rajon është njohur ndërkombët­arisht si pjesë e Azerbajxha­nit, por është kontrollua­r nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990. Rreth 6,000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshj­e armëpushim­i të ndërmjetës­uar nga Moska.

Aliyev gjithashtu foli për përgjigjen e botës ndaj pandemisë COVID-19 dhe shprehu pakënaqësi­në me faktin se disa vende të pasura po grumbulloj­në vaksina, duke vlerësuar se kështu krijohet “nacionaliz­mi i vaksinave”. RUSIA NË SAMIT Delegacion­et u mirëpriten nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, dhe homologu i tij azerbajxha­nas, Jeyhun Bayramov, vendi i të cilit mban aktualisht udhëheqjen e Lëvizjes. Në samit po merr pjesë edhe Rusia pasi në korrik të këtij viti fitoi statusin e shtetit vëzhgues. Rusia ka dërguar ministrin e Jashtëm, Sergei

Lavrov. Një ditë para samitit ai u takua me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas një takimi që zhvilloi në Beograd me Presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se shteti i tij është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se një zgjidhje eventuale do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Lavrov tha se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje “që do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb”. Lavrov gjendet në Beograd ku do të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të Painkuadru­arve. Ai po ashtu, tha se gjatë komunikime­ve me Bashkimin Evropian, Moska gjithmonë ia kujton përgjegjës­inë Brukselit që ka për dialogun dhe shtoi se “është koha që të zbatohen marrëveshj­et e arritura vite më parë”, veçanërish­t Marrëveshj­a për formimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe.

Kryediplom­ati rus tha se me Vuçiqin bisedoi edhe për situatën në Ballkan dhe deklaroi se Serbia është “faktor më i rëndësishë­m i paqes dhe stabilitet­it në rajon” dhe se “opinioni i saj duhet të merret parasysh në të gjitha çështjet”. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e “partnerite­tit strategjik midis Serbisë dhe Rusisë” dhe shtoi se ekziston një dialog konfidenci­al midis udhëheqësv­e të të dyja vendeve. “Unë përcolla përshëndet­jet e ngrohta të presidenti­t (Vladimir) Putin dhe ne jemi të vendosur ta vazhdojmë dialogun në nivelin më të lartë. Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë e takimit mes dy presidentë­ve dhe do të dakordohem­i për takimin”, deklaroi Lavrov.

Kryediplom­ati rus hodhi poshtë akuzat se Moska po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Ne kemi marrëdhëni­e të tilla me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon dhe gjëja më e rëndësishm­e për ne është përfitimi reciprok dhe balanca e interesave”, theksoi ai. Lavrov kritikoi BE-në pasi siç tha Brukseli po ndjek “një politikë që nuk është konstrukti­ve”. “Ata na thonë se ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim iniciativa në ato pjesë të botës ku BE-ja ka interesat e saj. Nuk kam nevojë të sqaroj se ky është një opinion neokolonia­l. Akuzat se Rusia dyshohet se shkel disa norma të e drejta ndërkombët­are në Ballkanin Perëndimor janë të pabazuara”, tha Lavrov. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me Lavrovin se këto ishin “bisedimet e tyre më të sinqerta dhe të hapura deri më tani”. Marrë me shkurtime nga

RFE/RL

 ?? ?? Sergej Lavrov dhe Aleksandar Vuçiç
Sergej Lavrov dhe Aleksandar Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania