Panorama (Albania)

“Presioni te polakët, ja çfarë duhet të bejmë sot”

-

Kapiteni Etrit Berisha foli për këtë ndeshje të rëndësishm­e ndaj Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë ka një domethënie të rëndësishm­e për të gjithë dhe skuadra do të përqendroh­et në çdo detaj të sfidës për të mos lënë vend për gabime që do të kushtonin shumë. Ai gjithashtu qan mungesën e Gjimshitit dhe tregon se si do ta ndalin Levandovsk­in. A ka presion dhe a ndiheni gati për sfidën e sotme? Jemi të vetëdijshë­m për këtë situatë, siç e thashë më herët, që mund të bëjmë diçka që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që do të fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë, kështu që ne duhet ta mendojmë që ndeshja e radhës, presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi polakët, pasi ne vetëm se kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, mirëpo nuk do të thotë që jemi të kënaqur. Pasi në kualifikim­e, shkon ose nuk shkon, kështu që ndeshja e sotme me siguri që ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe do ta interpreto­jmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sa i fortë është ekipi i Polonisë? Medoemos ne kemi vetëm që të japim gjithçka nga vetja jonë, pastaj ne e dimë që po përballemi me një ekip jashtëzako­nisht të fortë dhe e dimë që të gjitha rezultatet janë të mundshme. Ne duhet të jemi të fokusuar tek ato gjëra që thotë trajneri dhe e dimë që në lojën kundër tyre kemi bërë disa gabime që na kanë kushtuar shumë edhe pse kemi bërë një lojë të bukur. Mund të bënim edhe më mirë për t’i evituar golat, kështu që duhet të jemi të vetëdijshë­m që të bëjmë gola dhe se kemi kualitet në ekip dhe mund ta fitojmë lojën. Gjithashtu, marrim edhe parasysh që jemi pranë tifozëve tanë, që do jetë edhe më e lehtë për ne.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania