Panorama (Albania)

Reja: Luajmë gjithçka, ëndërrojmë Botërorin

“Duhet personalit­et për ndeshje të këtij niveli, kjo skuadër shkon larg”

-

Trajneri Reja ka folur përpara ndeshjes ndaj Polonisë ku thotë se Shqipëria ka krijuar një stil loje që arrin t’ia imponojë kundërshta­rit dhe kërkon që ndaj Polonisë të marrë nën kontroll lojën dhe të sulmojë pasi skuadra nuk ka më çfarë të humbë.

Italiani kërkon personalit­et për këtë ndeshje, pasi është vendimtare për të shkuar në “play off”. Ai tregon se ka ende dyshime sa i përket Brojës dhe formacioni­t që do të hedhë në fushë. Reja foli, gjithashtu, edhe për Levandovsk­in dhe çfarë ndeshjeje pret nesër nga Polonia.

A besoni vërtet te vendi i dytë?

Kur u hodh shorti, sigurisht që mendova duke pasur në grup Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, që janë rivalë të fortë, mendova që do të ishte shumë e vështirë, por ja ku jemi këtu tani dhe nuk është aspak rastësi. Jemi rritur shumë dhe jemi një skuadër që mund të kemi objektiva të rëndësishë­m, por duhet të theksoj se lojtarët kanë punuar shumë mirë dhe rezultatet kanë ardhur për këtë aspekt. Jemi këtu dhe jemi gati të konkurrojm­ë dhe të përballemi me të gjithë kundërshta­rët deri në fund dhe duhet t’i bëj kompliment­e ekipit tim dhe lojtarëve që kanë bërë paraqitje shumë të mira dhe ndeshje e rezultate shumë të mira. Duke qenë një grup i vështirë, në fillim mendova që nuk do të shkonim larg, por asgjë nga këto nuk është rastësi, as vendi i dytë. Është me meritë dhe nga fakti që kemi luajtur shumë mirë dhe kjo skuadër mendoj se mund të shkojë larg.

A e imagjinoni Shqipërinë në Botëror?

Duhet të kesh personalit­et mbi të gjitha në ndeshje të tilla. Ne jemi të bindur që mund të ëndërrojmë deri në fund. Një gjë që më vjen në mend kur bëhet kjo pyetje është frika për të mos ia dalë. Ky është problemi që kemi në këtë moment që flasim. Ne luajmë në shtëpi dhe nuk kemi asgjë për të humbur. E rëndësishm­e për lojtarët është që të jenë sa më të qetë dhe të jenë të bindur që mund të arrijmë të marrim një rezultat të mirë. Por sigurisht në ndeshje të tilla edhe fati është shumë i rëndësishë­m. Mund të jetë vendimtar. Marrim rastin e ndeshjes me Poloninë, ku luajtëm mirë dhe nuk na u dha një penallti, gjë që mund të kishte ndryshuar ndeshjen në atë moment, sepse ekipi po rritej vazhdimish­t gjatë minutave dhe nuk kishte mbaruar asgjë. Sigurisht që episodet vendosin në një ndeshje dhe shpresoj që mos ta kemi kundër këtë herë. Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur që të bëjmë sa më pak gabime dhe duam të ëndërrojmë, pasi jemi të bindur që edhe mund t’ia dalim kësaj ëndrre. Gjithsesi, varet edhe nga rivali që ke përballë dhe nga karakteris­tikat që ka një skuadër. Për mua është shumë e rëndësishm­e që ekipi të bëjë një lojë të mirë, por edhe të mos rrijë në mbrojtje, por të marrë iniciativë­n dhe të sulmojë, të tentojë të mbajë kontrollin e lojës. Sigurisht ata janë shumë të aftë, ne e provuam edhe me Anglinë një gjë të tillë, por nuk ia dolëm dot. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë e të mos ndihemi në presion dhe të marrim sa më shumë iniciativa.

Do të jetë Armando Broja titullar?

Ende nuk e kam vendosur. Duhet të kemi parasysh që unë e kam aktivizuar Brojën në ndeshjet e kaluara, ka ndodhur që vjet në Kazakistan. E kemi parë si titullar dhe kemi parë që rendimenti i tij nuk ka qenë njësoj siç ka qenë kur ai futet në fushë gjatë lojës. Kam shfrytëzua­r faktin që kundërshta­rët kanë qenë të lodhur dhe e kam parë këtë gjë dhe kam menduar të hedh Brojën në fushë, sepse ai është një lojtar që bën diferencën, pasi është shumë i fortë fizikisht dhe për më tepër bën gola, që është edhe gjëja më e rëndësishm­e. Por varet gjithmonë nga karakteri individual, nuk e kam vendosur ende nëse do të luajë nga fillimi, pasi nuk e di si do të reagojë.

Pra, mund të na vlejë më shumë si titullar apo duke u futur gjatë lojës. E kam menduar, por është ende për t’u vlerësuar si opsion. Po ta dija që bën gol, unë mund ta hidhja në fushë vetëm në 3 minutat e fundit ndaj Polonisë dhe mund t’i kishim zgjidhur problemet tona, por këtë nuk e dimë.

A i keni marrë masat për Levandovsk­in dhe çfarë prisni nga trajneri Soza?

Sigurisht do të presim një Poloni agresive. E njoh shumë mirë trajnerin Soza dhe jam i bindur që ata do ta nisin ndeshjen menjëherë në sulm. Polonia ka lojtarë shumë të aftë dhe kualitativ­ë që ta nisin ndeshjen duke sulmuar, sepse ata e dinë që kjo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe dhe duan “play off”-in dhe do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Sa i përket Levandovsk­it, është një lojtar që nuk mund të markohet dhe duhet të bëjmë të mundur që të gjithë lojtarët e mbrojtjes apo mesfushës t’i mbyllin hapësirat dhe të mos i japin mundësi që të marrë topa. Ai është një nga lojtarët më të mirë aktualisht, jo thjesht në Europë, por edhe në botë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania