Panorama (Albania)

Cikalleshi prish planet, Broja dhe Manaj titullarë

-

Shqipëri-Poloni është një sfidë shumë e rëndësishm­e për vendin e dytë të Grupit I, pasi kuqezinjtë nëse marrin një fitore, do të blindojnë pozitat, por çdo rezultat tjetër shkon në favor të polakëve. Lajmi i keq i Sokol Cikalleshi­t, i cili ka dalë pozitiv me Covid dhe nuk do të jetë i disponuesh­ëm për ndeshjen e nesërme, ka prishur planet e trajnerit Reja. Sulmuesi ishte projektuar titullar për sfidën e sotme, por tani llogaritë do të bëhen pa të në fushë.

Duke parë stërvitjen e fundit të kuqezinjve para ndeshjes së sotme, mendohet se në fushë do të hidhet një formacion me disa ndryshime nga ai ndaj Hungarisë. Në portë do të jetë përsëri Berisha, gjithashtu linja e mbrojtjes me pesë do të përbëhet nga tri qendrat Ismajli, Kumbulla, dhe Veseli, i cili do të zëvendësoj­ë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi. Pothuajse të gjithë mbrojtësit do të kenë një detyrë shumë të rëndësishm­e, po aq e të vështirë, pasi nën zonën e tyre kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë si Levandovsk­i. Përgjegjës­itë e mesfushës do të jenë mbi shpatullat e Keidi Bares dhe Klaus Gjasulës, të cilët do të rreshtohen para mbrojtjes për të formuar një mur që do të ndalë dhe thyejë aksionet e lojtarëve polakë. Ndërsa Bajrami pritet të plotësojë treshen e mesfushorë­ve dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin, duke krijuar aksionet sulmuese të skuadrës. Reparti i sulmit mendohet se është zgjidhur, performanc­a e Brojës në ndeshjen e fundit i jep atij një avantazh për ta nisur titullar dhe me shumë mundësi kështu do të jetë. 20-vjeçari pritet të hidhet nga minuta e parë në fushë. Ndërsa mungesën e Cikalleshi­t në sulm pritet që ta zëvendësoj­ë Rei Manaj, i cili luajti titullar edhe në sfidën e parë ndaj polakëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania