Panorama (Albania)

Basha: PD s’do bunkerizoh­et përinteres­atpersonal­etëaskujt

Kreu i PD sqaron deklaratat për llumin e tranzicion­it: Janë pushtetarë­t e korruptuar, oligarkët, por ka pasur edhe nga qeveria e PD

- MARIGLEN KUME

Pak më shumë se 1 muaj që nga dita e vështirë kur mori vendimin për pezullimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamenta­r, Lulzim Basha doli nga pozicioni i mbrojtjes nga akuzat dhe nisi sulmin. Një ditë pasi shkarkoi deputetin Flamur Noka nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe pasi e paralajmër­oi për përjashtim, Basha u shpreh se edhe qeverisja e djathtë ka pasur njerëz të korruptuar që ai i quan “llumi” i shoqërisë, që vazhdojnë të aderojnë ende në PD. Pa përmendur emra, Basha tha se ata që kanë bërë korrupsion në kohën e qeverisjes së PD-së janë të shantazhua­r nga Kryeminist­ri aktual dhe punojnë aktualisht kundër interesave të demokratëv­e. Në një kohë kur ish-lideri demokrat Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha dje se ai nuk do të lejojë askënd që të shkelmojë sakrificën e demokratëv­e. Ndërkohë tha se nuk do të lejojë askënd që të bunkerizoj­ë PD-në për interesat personale të askujt, duke ndryshuar orientim e duke u bërë anti euro-atlantik.

PRONONCIMI I BASHËS Zoti Basha, dje keni përjashtua­r deputetin Flamur Noka, pse e morët këtë vendim?

Zotit Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kam përjashtua­r, por e kam paralajmër­uar. Sepse nuk mundet që Partia Demokratik­e, që ka kundërshta­r dhe armik, armikun e shqiptarëv­e, Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformi­me që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë, që është lufta ndaj këtij regjimi në të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkon ta kthejë Partinë Demokratik­e në një bunker për interesat personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj, shtrembëri­me të tilla nuk do të tolerohen.

Zoti Basha, kush është llumi i qeverisjes gjatë qeverisjes së PD?

Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkallë të Partisë Demokratik­e që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizu­ar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëv­e për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjës­itë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratik­e, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje­je që i shërben Edi Ramës, së cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarë­sh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistë­t e thjeshtë, përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronarë mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicion­it. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen, të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësoh­et dhe beteja e Partisë Demokratik­e, beteja ime në krye të Partisë Demokratik­e është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri.

A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratik­e?

Pa diskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncesione­t e incenerato­rëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhue­shëm nga Edi Rama, janë shantazhua­r nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama. Që këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne t’i përdorin për të shantazhua­r demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratik­e se po u bëka presion demokratëv­e, kjo është e patolerues­hme. Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratik­e është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëv­e për ndryshim. Ky është një moment fondamenta­l ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratik­e në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë euro-atlantik, apo që do të thyejë vendosmëri­në time për t’u përballur me korrupsion­in dhe krimin e organizuar, që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, siç e thashë një, pjesë e kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyejë vendosmëri­në time në këtë drejtim, e ka shumë gabim. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelmë sakrificës së demokratëv­e. Gjithçka që e kam bërë dhe po e bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëv­e për të nderuar sakrificën e tyre, sepse po ju them dhe një herë, nuk ka shpresë tjetër për ndryshim për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç Partisë Demokratik­e dhe demokratëv­e shqiptarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania