Panorama (Albania)

Berisha: Janë bërë mijëra firma për Kuvendin e PD

“Edi Rama, ndiqe foltoren, se është punë burrash, jo pengjesh”

-

Kukësi ishte stacioni i radhës ku u ndal ish-kryedemokr­ati Sali Berisha për të bashkëbise­duar me mbështetës­it e tij. Demokratët kishin dalë për ta pritur në Rrugën e Kombit. Në “Foltoren” e Kukësit gjatë takimit të radhës me bazën, ish-Kryeminist­ri Sali Berisha vuri theksin te ndryshimet në Statutin e kësaj force politike. Berisha dha dy opsione për të ndryshuar primaret. “Primaret janë që të zgjedhurit vendorë dhe qendrorë të Kukësit, Hasit, Tropojës, Gjirokastr­ës etj., t’i zgjedhë të gjithë anëtarësia e partisë, të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Nëse doni ju, ky është njëri variant. I dyti i primareve është që të votoni jo vetëm ju, anëtarët, por edhe mbështetës­it tanë, të vijnë të votojnë me ne për të përcaktuar kryetarin, deputetin, kryetarin e bashkisë. Për të përcaktuar këshilltar­ët. Ish-kryetari, kur e mori karrigen, kishte dhënë një urdhër, kishte përjashtua­r nga gara të gjithë kryetarët e grupseksio­neve. Këto marrin fund. Ish-kryetari ka vendosur në statik që kryetarët dhe sekretarët nëse kandidojnë, do të japin dorëheqjen, ndërsa ai vetë jo. Ai duhet të ikë sa më parë. Duhet të jenë të barabartë. E fortë është ajo forcë politike që gjithsecil­i ka një votë”, deklaroi Berisha. Gjithashtu, lideri historik u shpreh i hapur për krijimin e fraksionev­e brenda partisë. “Cilido që është i aftë të krijojë fraksionin është i mirëpritur. Ne s’kemi frikë nga liria. Janë të mirëseardh­ur. Fraksionet kanë rregullat e tyre. Ne do ta bëjmë këtë parti shumë herë më demokratik­e. Do ta lartësojmë. Pas 30 vitesh jemi 30 herë më të zotë për ta shndërruar PD-në në shtëpinë e vërtetë të lirisë”, tha ai.

PARALAJMËR­IMI NDAJ RAMËS Ndërkohë, ish-Kryeminist­ri Sali Berisha në fjalën e tij pati një paralajmër­im për Edi Ramën. Para demokratëv­e të Kukësit, Berisha i kërkoi Kryeminist­rit Rama që ta ndiqte, pasi sipas tij, është punë burrash dhe jo pengjesh, duke nënkuptuar Bashën. Në retorikën e tij që nga nisja e aksionit për të shkarkuar kryetarin e PD-së, Berisha i referohet Bashës dhe Ramës si “pengu dhe pengmarrës­i”. “Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruar si viganë në anën e drejtë të saj. Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD-në si opozitë e pamposhtur e shqiptarëv­e. Ta kthejnë PD-në në rrugën e fitores së sigurt. Do t’i them zografit Bis, Edvin ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh”, deklaroi Berisha, ndërsa theksoi se janë mbledhur për t’i kthyer sovranitet­in Partisë Demokratik­e. Daul- let me të cilën kuksianët e pritën, Berisha thotë se po bien për Edi Ramën, të cilit i bën thirrje t’i dëgjojë. “Dëgjoji ato daulle, po bien për ty. Mandatin s’e gëzon dot ti, se vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 milionë euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti”, tha Berisha.

 ?? ?? Berisha dje në Kukës
Berisha dje në Kukës
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania