Panorama (Albania)

Rritja e çmimeve, drejtoresh­a del me Covid, Autoriteti kërkon shtyrjen e seancës

- KELMENT BAÇI

Konferenca e Kryetarëve miratoi dje dërgimin në seancën e së enjtes në Kuvend ngritjen e tri komisionev­e hetimore parlamenta­re të kërkuara nga Partia Demokratik­e.

Krerët e grupeve parlamenta­re vendosën që Komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”, për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe Komisioni hetimor për incenerato­rët të diskutohen dhe të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej. Partia Socialiste ka vendosur të mos tërhiqet nga vendimi për të rrëzuar ngritjen e Komisionit për çështjen “Becchetti”. Brime për gazetën “Panorama” thanë se në mbledhjen me dyer të mbyllura kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka argumentua­r se kanë marrë një rekomandim nga avokati i shtetit në të cilin thuhet se nisja e një hetimi nga ana e deputetëve në Parlament do të cenonte interesin e Shqipërisë në procesin ndërkombët­ar. Ky pretendim i socialistë­ve është hedhur poshtë nga kreu i Grupit të PD-së, Afred Rushaj, i cili ka deklaruar se Shqipëria i ka humbur të gjitha proceset për këtë çështje dhe se shqiptarët do t’i paguajnë Becchetti-t 120 milionë euro për shkak të sjelljes së Kryeminist­rit Edi Rama. Rushaj është shprehur se janë mbledhur 38 firmat e nevojshme për ngritjen e këtij Komisioni dhe arsyetimin e PS-së për të mos hetuar e ka konsiderua­r si antikushte­tues. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, Balla ka deklaruar sërish se maxhoranca do të rrëzojë Komisionin për çështjen “Becchetti” dhe do të miratojë dy komisionet e tjera hetimore që ka kërkuar opozita, atë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për incenerato­rët. “Diskutuam ngritjen e komisionit për hetimin e zgjedhjet të 25 prillit, ngritja e të cilit do të votohet të enjten. Jemi duke punuar për dakordësim­in për projektven­dimin për komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që do të rrëzohet komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’”, tha ai. Edhe dje në Konferencë­n e Kryetarëve, PS ka deklaruar të njëjtën arsye për votimin kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becchetti”. Dy ditë më parë Balla u shpreh për mediat se ngritja e këtij komisioni cenonte interesat e Shqipërisë në proceset gjyqësore për këtë çështje, pasi ky ka qenë

Autoriteti i Konkurrenc­ës nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë të parashikua­r për ditën e nesërme, pas kërkesës së Partisë Demokratik­e. Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti i Konkurrenc­ës bën me dije se kryetarja, Juliana Latifi, nuk mund të marrë pjesë në seancë dëgjimore për arsye shëndetëso­re. Sipas njoftimit, Latifi ka paraqitur një raport nga mjeku i familjes ku dyshohet se është infektuar me koronaviru­s, dhe ndaj është kërkuar që të karantinoh­et. “Përshëndet­je. Në lidhje me mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe financat, e njoftuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme, datë edhe sugjerimi i avokatit të shtetit që ka paraqitur edhe një letër, ndërsa la të hapur mundësinë e ngritjes së këtij komisioni në një moment të dytë. “Njëra prej kërkesave bie në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e që ka sqaruar qasjet, pakica ka të drejtë të ngrihet një komision hetimor dhe 13.10.2021, në orën 09:00, ju bëj me dije se nga ana e përfaqësue­sve të Autoriteti­t të nuk vihet në dyshim ngritja e një komisioni hetimor, por kur kërkesa bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n, mendoj që bie në kundërshti­m me interesat e Shqipërisë në raport me disa procese gjyqësore që po zhvillon Shqipëria. Interesi më i madh që duhet të prevalojë është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të

Konkurrenc­ës jemi njoftuar për pamundësin­ë e kryetares, znj. Juliana Latifi, vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë sugjerim edhe i avokatit të shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik, ligjor për këtë çështje, ne mund ta ngremë këtë komision në një moment të dytë. Unë do të mbaj qëndrimin e plotë të maxhorancë­s në seancë për të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore për arsye shëndetëso­re dhe për këto arsye është kërkuar shtyrja në një datë tjetër e seancës dëgjimore. Shtyrja e kësaj mbledhjeje është kërkuar e ndikuar nga gjendja shëndetëso­re e kryetares së Komisionit të Konkurrenc­ës, znj. Juliana Latifi, e cila në bazë të një raporti nga mjeku i familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe për pasojë, i është kërkuar të karantinoh­et. Raporti i lëshuar nga mjeku i familjes ju është dërguar në email-et tuaja zyrtare”, thuhet në njoftim. plenare në lidhje me këtë çështje”, tha Balla.

QËNDRIMI I PD Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamenta­r të PDsë, Alfred Rushaj, vendimin e Partisë Socialiste për mosngritje­n e Komisionit hetimor “Becchetti” e ka cilësuar si një vendim antikushte­tues. Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes, nënkryetar­i i PD-së tha se është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëv­e me interesin e Edi Ramës. “Ka një dakordësi për objektin e hetimit për Komisionin hetimor për zgjedhjet sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka dakordësi për incenerato­rët. Duket që pala tjetër është duke shqyrtuar propozimet tona dhe do të vijë përpara seancës sot dhe nesër, për të shkuar në një objekt të dakordësua­r. Ndërkohë, duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar ngritjen e Komisionit hetimor ‘Becchetti’. Justifikim­i për këtë është një letër që paska sjellë avokati i shtetit dhe socialistë­t thonë se ngritja e Komisionit hetimor “Becchetti”, që do të hetonte përse shqiptarët do të paguajnë thuajse 120 milionë euro, është kundër interesit të Shqipërisë. Në fakt mosngritja e këtij Komisioni është në interes të Edi Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëv­e me interesin e Edi Ramës dhe të disa nëpunësve të tij. Kjo në shkelje të plotë të Kushtetutë­s, në shkelje të plotë të vendimeve të qarta të Gjykatës Kushtetues­e, të cilat kanë krijuar jurisprude­ncë të qartë për çdo aspekt të këtij komisioni. Natyrisht ne nuk do ta pranojmë këtë pjesë, do të bëjmë çfarë ne kemi në dorë, çfarë ne kemi mundësi të bëjmë që ky komision të ngrihet dhe shqiptarët ta dinë se përse do të paguajnë 120 milionë euro”, tha Rushaj.

 ?? ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania