Panorama (Albania)

Gazetarët rikthehen në Kuvend pas 1 viti

“Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, të plotë e pa pengesa”

-

Gazetarët do të rikthehen nesër në Kuvend dhe do të lejohen të ndjekin nga afër seancat plenare pas një viti mungesë për shkak të pandemisë Covid-19. Konferenca e Kryetarëve vendosi dje që prej seancës së të enjtes gazetarët do të vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare. Ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19. Parlamenti transmetoh­ej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamenta­re në Kryesinë e Kuvendit. “Lejimin e gazetarëve për të ndjekur fizikisht punimet e seancës plenare, në vendin e caktuar për ta në galerinë e sipërme të sallës plenare; si dhe marrjes së planeve nga operatorët për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës”, thuhet në njoftimin e Konferencë­s së Kryetarëve. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në një takim Përfaqësue­sen e OSBE-së për Lirinë në Media, Teresa Ribeiro, me të cilën bisedoi për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe medias. Në këtë Takim, Nikolla u shpreh se Shqipëria e konsideron lirinë e shtypit një shtyllë të demokracis­ë, ndërsa Kuvendi është i vendosur të garantojë lirinë e shtypit në mënyrë të plotë dhe pa pengesa. “Kuvendi është i vendosur për garantimin e lirisë së shtypit, në mënyrë të plotë e pa pengesa. Ne mbetemi gjithashtu të përkushtua­r për të bashkëpunu­ar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacio­n të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standardet ndërkombët­are”, është shprehur Nikolla. Nga ana e saj, Përfaqësue­sja e OSBEsë, Teresa Ribeiro, e uroi znj. Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe vuri në dukje vullnetin e OSBE-së për të bashkëpunu­ar për përmirësim­in e legjislaci­onit shqiptar për median, në zbatim të rekomandim­eve të Komisionit të Venecias, standardev­e të BE-së dhe OSBE-së, si edhe duke harmonizua­r nevojën publike, legaliteti­n e proporcion­alitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërf­shirës.

 ?? ?? Kryetarja e Kuvendit, Nikolla me përfaqësue­sen e OSBE-së, Ribeiro
Kryetarja e Kuvendit, Nikolla me përfaqësue­sen e OSBE-së, Ribeiro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania