Panorama (Albania)

“BSH do të punojë me standardet e BE”

Guvernator­i Sejko: Ekonomia në fazë rimëkëmbje­je

- Guvernator­i Sejko

Përkeqësim­i i mundshëm i situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe rritja e çmimeve në tregjet botërore mund të sjellin efekte negative në ecurinë e ekonomisë.

Por, sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, efekti i goditjeve nga

rritja e çmimit të ushqimeve, të produkteve energjetik­e dhe të lëndëve të tjera në tregun botërore pritet të jetë kalimtar, megjithatë shtoi Sejko përbën një element shtesë pasigurie. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë­n e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombët­ar Sejko u ndal në ecurinë ekonomike, duke vënë në dukje se të dhënat e përftuara gjatë nëntë muajve të parë të vitit, sugjerojnë se ekonomia është në një fazë rimëkëmbje­je. Pozitive po ashtu mbeten edhe projeksion­et. “Në mungesë të goditjeve, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet gjatë viteve në vijim. Ndonëse ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë në ngadalësim, ai do të jenë i qëndrueshë­m dhe i mjaftueshë­m për të gjeneruar një shfrytëzim më të mirë të kapacitete­ve prodhuese, rritje të punësimit e të pagave, si dhe kthimin e inflacioni­t në objektiv brenda vitit 2022”. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit ekonomia u rrit me 18 për qind. “Në këtë ecuri, një rol esencial pati stimuli i koordinuar fiskal dhe monetar, si dhe lehtësimi i përkohshëm dhe i targetuar i rregullore­ve të funksionim­it të sektorit bankar. Këto masa reduktuan barrën financiare të goditjes mbi bizneset dhe familjet shqiptare. Në këtë mënyrë, ato i dhanë frymëmarrj­e bizneseve në luftën e tyre për mbijetesë, frenuan rritjen e ndjeshme të papunësisë, si dhe krijuan premisa për një rimëkëmbje të shpejtë e të qëndrueshm­e të ekonomisë me përfundimi­n e pandemisë. Në të njëjtën linjë, reformat strukturor­e që kemi ndërmarrë gjatë viteve të fundit për rritjen e qëndrueshm­ërisë dhe të eficiencës së sistemit financiar, dhanë frytet e tyre. Ndër të tjera, këto reforma synuan dhe arritën një përdorim më të madh të monedhës kombëtare në transaksio­net financiare, reduktimin e kredive me probleme, konsolidim­in e sektorit bankar, si dhe përmirësim­in e mëtejshëm të rregullimi­t dhe mbikëqyrje­s së sistemit financiar në përgjithës­i, dhe të sektorit bankar në veçanti”, tha më tej Guvernator­i. Zgjerimi i kërkesës ka ndihmuar rikuperimi­n e prodhimit vendas, duke e sjellë atë pranë niveleve të para krizës, megjithatë, ky rikuperim sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë nuk është ende i plotë në tregun e punës, ku niveli i punësimit është poshtë vlerave të regjistrua­ra përpara pandemisë dhe ku rritja e pagave është ende e pamjaftues­hme për të kthyer inflacioni­n në objektiv. Në fund të fjalës së tij, Sejko tha se institucio­ni që ai drejton do të vijojë të punojë për përafrimin e kuadrit të saj mbikëqyrës e rregullato­r me standardet e Bashkimit Europian, si dhe në bashkëpuni­m me aktorët e tjerë institucio­nalë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe për përmirësim­in e mëtejshëm të sistemit të pagesave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania