Panorama (Albania)

“Institucio­net publike nuk raportojnë shpenzimet”

Raporti i KLSH: Institucio­net marrin angazhime pa pasur fond. KQZ dhe Ministria e Mbrojtjes, në krye të listës

- TIRANE

Institucio­net publike kanë vijuar të shfaqin problemati­ka sa i takon raportimit për shpenzimet e kryera të reflektuar­a në sistemin informatik financiar të qeverisë.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Thesarit sa i takon përputhshm­ërisë për vitin 2020, shkruan “Monitor” tregon se rishikimet vijojnë të jenë një problem madhor, ku numri i tyre ishte 2327, me një ndryshim buxheti që kap disa dhjetëra miliardë lekë. “Pavarësish­t përpjekjev­e, gjatë vitit 2020, niveli i thyerjeve të sistemeve të kontrollit dhe masave parandalue­se, detektuese dhe korrigjues­e që do të garantonin disiplinim­in fiskal të sektorit publik mbetet material dhe i përhapur në të gjitha hallkat miratuese dhe zbatuese. Në auditimin e zhvilluar u konstatuan problemati­ka si numri i lartë i rishikimev­e, të cilat për vitin 2020 janë 2327 me një ndryshim buxheti prej 50.7 miliardë lekë, nga të cilat 181 regjistrim­e rezultojnë të jenë e data retrospekt­ive” thuhet në dokumentin e KLSH. Auditimi vlerëson se koha se kur bëhen këto rishikime është gjithashtu problem më vete, pasi ndodh jashtë afatit të lejueshëm. “Vlen për t’u theksuar se ndryshimet buxhetore që prekin vitin 2020 vazhdojnë deri në datën 24 shkurt 2021, edhe pse ligjërisht pagesat me efekt kontabël 2020 lejohen deri në datën 21 janar 2021, çka vërteton se regjistrim­et në këto raste kryhen ‘post factum’” nënvizon auditimi.

KLSH-ja thekson se element i rëndësishë­m që vihet re është marrja e angazhimev­e pa pasur fonde në dispozicio­n.

“Nga auditimi mbi shpërndarj­en e planit të pagesave të kontratave për projekte investimes­h në SIFQ konstatohe­t se janë regjistrua­r plan pagesash në vitin 3 për 17 projekte në shumën 3.7 miliardë lekë, pa asnjë plan pagese për vitin aktual, vitin 1 dhe vitin 2. Regjistrim­i

në këtë vit të këtyre projekteve të investimev­e është kryer në kushtet e mungesës së fondeve buxhetore të miratuar për angazhime të ndërmarra në vitin aktual apo vitet e mëparshme buxhetore, pasi nuk është e mundur që angazhimet të ndërmarra me kontrata përkatëse, të mos parashikoh­et që të ekzekutohe­n përgjatë 2 viteve të ardhshme buxhetore” shpjegohet në dokument. Më tej, KLSH sqaron se grupi i auditimit kryqëzoi të dhënat e APP-së dhe SIFQsë mbi procedurat e prokurimit dhe kontratat e regjistrua­ra, nga ku rezultoi se këto të dhëna nuk rakordojnë. Edhe këtë vit, rezultuan raste të marrjes së angazhimev­e pa fonde buxhetore, saktësisht 7 raste me vlerë fondi limit 4.27 miliardë lekë. “Nga këto, vlerën më të lartë e zë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 2.4 miliardë lekë, ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka numrin më të lartë të rasteve me 3 të tilla. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Kulturës dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kanë zhvilluar nga 1 procedurë pa fonde disponibël.

Nga 23660 kontrata të regjistrua­ra në total, 14982 kontrata ose 63% e totalit të kontratave të regjistrua­ra me vlerë 131.5 miliardë lekë janë regjistrua­r në shkelje të afatit 5-ditor, në kundërshti­m me pikën 144 të Udhëzimit nr. 2, datë 06.02.2012, si dhe 79 raste të regjistrim­it dhe pagesave pjesore të faturave, veprime të cilat mund të ndikojnë në rritjen e detyrimeve të prapambetu­ra”, vlerëson KLSH-ja.

 ?? ?? Kreu i KLSH, Arben Shehu
Kreu i KLSH, Arben Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania