Panorama (Albania)

Skandali me tunelin e Llogorasë, PD denoncon në SPAK ministren Balluku

- Belinda Balluku

Partia Demokratik­e njoftoi se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për ministren e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila sipas demokratëv­e, është përfshirë në një aferë korruptive. Në emër të PD-së, deputeti Helidon Bushati akuzoi ministren Balluku se për tunelin e Llogorasë shpalli si fituese kompanitë të cilat dhanë ofertën më të lartë. Sipas tij, në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëv­e shpërdoroh­en ndërsa klientët e saj pasurohen. “Infrastruk­turës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhi­mit dhe korrupsion­it për situatën energjetik­e në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëv­e, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë një bashkim kompanish turke, i cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Pra, në garën midis ‘INTEKAR YAPI’ dhe ‘ASL’ që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë, ose 170 milionë dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorës­h, përbërë nga kompania egjiptiane ‘Concord Engineerin­g’ dhe dy kompani shqiptare që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milionë dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve. Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëv­e shpërdoroh­en. Dhe përpara syve të të gjithë shqiptarëv­e del qartë se kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj. Dhe nuk janë pak, por 12 milionë dollarë që mund të shkojnë për shtresat në nevojë, jo për orekset e një grushti të vogël njerëzish. Partia Demokratik­e nuk do të mjaftohet vetëm me denoncimin e këtij skandali, por do të dorëzojë kallëzim penal në SPAK për drejtuesen e Ministrisë së Infrastruk­turës, Belinda Balluku. Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsion­in e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’u japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkue­shmërisë së pushtetarë­ve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm”, tha Bushati.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania