Panorama (Albania)

Hajduti vjedh në zyrën e pronave dosjet e fshatit Dhërmi

I maskuar dhe me sende të forta, kishte informacio­n për dosjet

-

Zyrat e Drejtorisë së Administri­mit dhe Mbrojtjes së Tokës në godinën e qarkut të Vlorës kanë rënë pre e grabitjes.

Një i ri ende i paidentifi­kuar ka hyrë gjatë orëve të natës në ndërtesë, duke grabitur prej andej disa dosje në dy zyra. Hajduti ka qenë i qartë se çfarë dëshironte të merrte, çka hedh dyshime të forta se mund të jenë informuar paraprakis­ht për vendndodhj­en e dosjeve. Dy zyrat që janë hapur nga hajduti janë më të rëndësishm­et në institucio­n. Burime nga Policia lokale bënë me dije për “Panorama” se janë grabitur dy dosje që kanë lidhje me pronat në fshatin Dhërmi.

THYERJA Ka qenë ora 23:30 minuta kur një person i maskuar ka thyer dritaren e godinës me sende të forta duke hyrë në ambientet e ndërtesës dhe më pas në të dyja zyrat përkatëse. Roja i objektit ka konstatuar më vonë thyerjen dhe ka lajmëruar Policinë. “Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, te Pallati i Kulturës,

Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifi­kuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifiki­min dhe kapjen e autorit”, njoftoi Policia lokale. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë në përpjekje për të identifiku­ar autorin. Drejtori i Zyrës së Administri­mit të Pronës në Vlorë, Bardhi Gjika, tha se grabitësi ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pasi ka kryer vjedhjen, ka dalë nga dera kryesore. “Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e Drejtorisë dhe Administri­mit të Mbrojtjes së Tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mbarojë inventari. Këto janë zyra të një rëndësie, nuk janë si zyrat e tjera. Nëse ka humbur një dokument origjinal, ka një rrezik se mund të mos krahasohet me një dokument tjetër fotokopje. Zyrat monitorohe­n nga kamerat. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Gjika.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania