Panorama (Albania)

Drejtori i Policisë takon drejtuesit e Misioneve

“Thellojmë bashkëpuni­min, Oficerët Ndërlidhës luajnë rol kyç”

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u takua me përfaqësue­sit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri. Në fjalën e tij, drejtor Nano ka vlerësuar bashkëpuni­min e deritanish­ëm dhe ka siguruar për gatishmëri­në dhe vullnetin e tij e të Policisë së Shtetit, për të thelluar më tej bashkëpuni­min. “Thellojmë bashkëpuni­min. Oficerët Ndërlidhës luajnë rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e urave mes policive”, u shpreh Nano. Sipas drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Oficerët Ndërlidhës, si brenda dhe jashtë vendit, luajnë një rol kyç, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacio­nit në mënyrë të menjëhersh­me, në kohë reale. Për këtë arsye, drejtori Nano shprehu falënderim­et e tij për të gjithë bashkëpuni­min e ofruar nga Oficerët Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë, të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishë­m në ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpuni­mit ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policive partnere. “E vlerësoj së tepërmi bashkëpuni­min dhe asistencën e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet, që asistojnë Policinë e Shtetit prej vitesh, por edhe të atyre Projekteve,

të cilat sapo kanë filluar aktiviteti­n e tyre. Asistenca teknike dhe mbështetja në forcimin e kapacitete­ve profesiona­le dhe logjistike të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet një faktor kyç në procesin e përmirësim­it të standardev­e të policimit në Shqipëri dhe përafrimit të këtyre standardev­e me ato të vendeve të BE-së. Për garantimin e sigurisë dhe goditjen e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, parandalim­in e terrorizmi­t, bashkëpuni­mi dhe shkëmbimi i informacio­nit mes partnerëve, autoritete­ve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, brenda dhe jashtë vendit është i një rëndësie vendimtare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombët­ar, për forcimin e lirisë dhe sigurisë së vendeve. Në këtë drejtim, Oficerët Ndërlidhës, si brenda dhe jashtë vendit, luajnë një rol kyç, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacio­nit në mënyrë të menjëhersh­me, në kohë reale, ndaj dëshiroj të shpreh falënderim­et për të gjithë bashkëpuni­min e ofruar nga Oficerët Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë, të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishë­m në ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpuni­mit ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policive partnere. Më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për të qenë sa më të hapur dhe konkret në kuadër të këtij bashkëpuni­mi, pasi bashkëpuni­mi mbi bazën e besimit reciprok është faktor thelbësor në luftën efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë”, tha ndër të tjera drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë. Përfaqësue­sit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës, veç urimit për detyrën, i kanë shprehur gatishmëri­në për ta thelluar më tej bashkëpuni­min e krijuar, mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve.

 ?? ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, dje gjatë takimit
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, dje gjatë takimit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania