Panorama (Albania)

Përleshja para “Çajupit”, pezullohen dy mësueset

Policia: Ngjarja ndodhi për një vend qëndrimi në lokal. Arrestuam një person dhe një tjetër e shpallëm në kërkim, 5 u proceduan

-

Policia e Tiranës ka zbardhur motivin e sherrit të ndodhur dy ditë më parë mes të afërmve të dy mësueseve të gjimnazit “Çajupi” në kryeqytet.

Mësohet se konflikti nisi mes dy arsimtarev­e për një vend qëndrimi në lokal. Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një person dhe një tjetër e kanë shpallur në kërkim. Për gjashtë shtetas të tjerë që u përfshinë në konflikt, Policia ka nisur procedim penal. Nga ana tjetër, Zyra Vendore Arsimore në Tiranë ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së hënë pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”. Mësueset, mes të cilave filloi zënka për një vend qëndrimi në lokal janë E.Q., 46 vjeçe dhe D.T., 53 vjeçe. “Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor, i cili përfshihet në ngjarje që cenojnë integritet­in e profesioni­t, apo figurën e lartë të mësuesit, institucio­net tona do të veDURRES projnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, tha Zyra Arsimore.

POLICIA Një procedim penal ka nisur nga Policia për 5 personat e përfshirë në hetim. Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një person dhe një tjetër e kanë shpallur në kërkim. Shtetasi E.F është arrestuar, ndërsa shtetasit E.K., E.Q, E.K, N.Q, L.D, janë nën hetim. A.T është shpallur në kërkim nga policia. “Dokumentoh­et ngjarja e ndodhur mëngjesin e ditës së hënës, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas. Sekuestroh­et një armë zjarri pistoletë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Më tej sqaroi se, në vijim të punës për dokumentim­in e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në përfundim të veprimeve hetimore, specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. K., 30 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 32 vjeç., N. Q., 43 vjeç, L. D., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 27 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktua­r verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretish­t shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 ?? ?? Gjatë konfliktit te “Çajupi”
Gjatë konfliktit te “Çajupi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania