Panorama (Albania)

Dy mina me telekomand­ë për 6 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari

-

- Dy mina me telekomand­ë, të cilat do të shiteshin për një shumë prej 6 mijë eurosh janë sekuestrua­r nga policia e Durrësit. Operacioni i koduar “Terminali”, çoi në pranga shtetasin Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Me sekuestrim­in e dy minave, Policia tha se ka parandalua­r ngjarje të mundshme kriminale. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomand­ë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor të koduar ‘Terminali’. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur ‘Terminali i autobusëve’, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomand­ë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro”, sqaroi Policia. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Paulin Deda është me precedentë penalë në fushën e narkotikëv­e pasi në vitin 2015, u arrestua bashkë me dy vëllezërit e tij duke trafikuar drogë. Atyre iu kap sasia prej 3.5 kg kanabis. “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Malaj, Mirditë, u gjetën dhe u sekuestrua­n 3.5 kg lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike kanabis, e cila ishte në gjendje të tharë dhe e paketuar në pesë qese të mbështjell­a me plastmasë të tejdukshëm”, njofton Policia më 24 tetor të atij viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania