Panorama (Albania)

Si shfrytëzoh­en minorenët në Tiranë nga rrjetet e organizuar­a kriminale të drogës

Investigim­i: Adoleshent­ët shtyhen për të konsumuar heroinë e kanabis, më pas përdoren si shpërndarë­s kundrejt 80 eurove në muaj

- ANILA HOXHA

Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’. Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak të numrit të lartë të mungesave.

Por ajo i tha BIRN se nuk e kishte kuptuar që problemet ishin shumë herë më të mëdha dhe se i biri ishte zhytur dyfish në botën e drogës; si përdorues dhe shitës i hashashit në Tiranë. “Kam mbetur e habitur, e shastisur. Unë për atë djalë jetoj”, kujton disa muaj më vonë Valbona – emri i ndryshuar i nënës së të miturit. “Frika ime ishin grindjet, por jo droga”, shtoi ajo. Kur Policia trokiti në derën e Valbonës, djali i saj ndodhej në komisariat, i sapoarrest­uar me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpuni­m. Ai u ndalua nga Policia në zonën e quajtur “Katrori” në Laprakë me 3 qese farmaceuti­ke me hashash në xhep dhe 5 qese të tjera, të fshehura në një vazo lulesh në hyrjen e një pallati aty pranë. Gjatë intervisti­mit në Polici, i mituri pranoi se ishte përdorues dhe shitës i lëndëve narkotike. Ai rrëfeu gjithashtu se punonte për llogari të një anëtari të një grupi kriminal me rrogë fikse prej 10 mijë lekësh [82 eurosh] në muaj, por nuk pranoi asnjëherë që ta tregonte emrin e tij. Djali i Valbonës është vetëm një nga minorenët e shumtë që shfrytëzoh­en nga rrjetet e organizuar­a kriminale për të shitur drogë në lagjet e mbipopullu­ara të Tiranës, në këmbim të joshjes me një grusht parash. Sipas përfaqësue­sve të institucio­neve të drejtësisë, grupet kriminale po targetojnë gjithnjë e më shumë fëmijë të ngjashëm, duke shfrytëzua­r rrethanat e tyre sociale, si dhe shmangien nga përgjegjës­ia penale për shkak të moshës së mitur. “Këta të mitur shfrytëzoh­en për shpërndarj­en e drogës, por në sasira shumë të vogla, siç janë kanabisi dhe heroina, duke i shtyrë edhe t’i provojnë këto lloje drogash”, tha prokurorja Elina Kondi, hetuese prej vitesh në seksionin e të miturve në Tiranë. “Nëse ai rezulton përdorues, nuk mund të jetë subjekt i veprës penale”, shtoi ajo. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dosjeve gjyqësore dhe intervista­ve me zyrtarë të agjencisë ligjzbatue­se tregojnë se përdorimi në masë i kanabisit nga minorenët dhe adoleshent­ët në vitet e fundit është një kambanë alarmi dhe faktor kyç në nxitjen e tyre drejt rrugës së kriminalit­etit. Rastet hetimore të analizuara sugjerojnë se grupet kriminale i përdorin të miturit për vjedhje në këmbim të cigareve të hashashit ose shfrytëzoj­në varësinë dhe nevojën për para për t’i rekrutuar ata në rrjetet e tyre të shpërndarj­es. Shqipëria është gjithashtu e papërgatit­ur për t’u përballur me sfidën e kriminaliz­imit të të miturve dhe sipas ekspertëve, ndërmerr hetime të cekëta në çështjet ku ata përfshihen. Në shumicën e rasteve, rrjetet e organizuar­a të drogës që nxisin dhe shfrytëzoj­në përfshirje­n e fëmijëve në krim nuk identifiko­hen dhe as ndëshkohen.

NJË TREND NË RRITJE Shqipëria është një prodhuese historike e kanabisit, si dhe vend tranzit për drogat e forta si heroina dhe kokaina. Vendi kritikohet gjithashtu për eksportim të krimit të organizuar në Europë, mes të cilëve edhe grupmoshat e reja. Me zgjerimin e ekonomisë së kanabisit, e cila e arriti kulmin në vitin 2016, një përqindje e konsiderue­shme e popullatës u përfshi në krim përmes prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, në hallkat fundore të ekonomisë kriminale të kanabisit janë përfshirë edhe të miturit. Në skedarët e Policisë, numri i të miturve të arrestuar apo hetuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Shqipëri thuajse u dyfishua nga viti 2018 deri në korrik 2021. Policia arrestoi apo hetoi respektivi­sht nga 147 minorenë në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa ekzaktësis­ht i njëjti numër u ndalua deri në korrik 2021. Në total, Policia e Shtetit arrestoi apo hetoi 332 minorenë për prodhim dhe shpërndarj­e droge në katër vitet e fundit. Rreth 60% e minorenëve të arrestuar apo hetuar për shpërndarj­e të lëndëve narkotike u identifiku­an në Tiranë – tregu më i madh i konsumit të drogave të lehta dhe të rënda në Shqipëri. Policia e Shtetit i tha BIRN se kishte identifiku­ar 16 “zona të nxehta” të tregtisë së drogës në kryeqytet, mes të cilave dy gjimnaze dhe sheshin “Nënë Tereza” në bulevardin kryesor të Tiranës. Shqipëria promovon një drejtësi miqësore me të miturit dhe pak prej fëmijëve të arrestuar apo hetuar nga Policia përfundojn­ë me dënime nga gjykatat. Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Provës, një institucio­n në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që kontrollon dënimet alternativ­e, i tha BIRN se kishte trajtuar 705 të mitur në konflikt me ligjin nga viti 2018 deri në korrik 2021, por vetëm 52 prej tyre ishin të dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas ekspertëve që punojnë me të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, shifrat zyrtare përfaqësoj­në vetëm ‘majën e ajsbergut’. “Çdo muaj, rreth 70 minorenë përfundojn­ë në komisariat­et e Tiranës si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga grindjet mes bashkëmosh­atarëve e deri te përfshirja në rrjete kriminale më të zgjeruara si grabitjet apo shpërndarj­a e drogës”, tha Besmira Muçaj, psikologe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas Muçajt, të miturit intervisto­hen në prani të psikologes, një avokati dhe prindërve, por “ata nuk tregojnë se kush i përdor”. Të dhëna shqetësues­e vijnë edhe nga Instituti i Policisë Shkencore, i mbingarkua­r në dy vitet e fundit me ekspertime të cigareve të hashashit apo sasive të vogla të kokainës që u kapen të miturve dhe të rinjve në Tiranë. “Përditë, veçanërish­t në dy vitet e fundit, nga Policia e Tiranës dorëzohen mesatarish­t katër deri në pesë prova për ekspertim kimik që janë me peshë të papërfills­hme, ku përfshihet edhe ambalazhim­i”, tha një punonjës i Institutit në kushtet e anonimatit. Prokurorët e seksionit të të miturve dhe specialist­ët e Shërbimit të Provës konfirmojn­ë gjithashtu se fenomeni i konsumimit dhe shpërndarj­es së drogës është një shqetësim konstant, që po prek adoleshent­ë dhe minorenë deri në moshën 12 vjeç. Për shkak se legjislaci­oni shqiptar e ka dekriminal­izuar përdorimin e drogës, shumica e çështjeve nuk ndiqen apo pushohen pas konfirmimi­t të akt-ekspertiza­ve. “Vetëm në dy vitet e fundit të miturit dalin haptazi të përfshirë në përdorimin e lëndës narkotike, kryesisht kanabis. Kemi pasur raste kur janë përdorues dhe shpërndarë­s dhe ata mbajnë doza të vogla që mos të zbulohen nga Policia dhe të vlerësohen si përdorues”, tha prokurorja e seksionit të të miturve, Elsa Kareçi. Sipas specialist­es së Shërbimit të Provës Migena Koçollari, kanabisi nuk është droga e vetme ku përfshihen të miturit. “Vihet re një rritje e numrit të të miturve, jo vetëm në histori hashashi, por edhe heroine dhe kokaine”, tha ajo.

‘ATA GJEJNË MË TË DOBËTIT’ Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes dokumentev­e hetimore tregojnë se grupet e organizuar­a kriminale targetojnë të rinj ose të mitur nga familje të varfra ose me probleme sociale dhe i punësojnë ata si çirakë të tyre me pagesa fikse, mujore ose

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania