Panorama (Albania)

Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë

-

Ambasadorj­a amerikane Yuri Kim vizitoi dje së bashku me kolegun e saj të Zvicrës dhe të Suedisë kampin e burgut politik të Spaçit.

Pas vizitës, kryediplom­atja reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku e përshkroi burgun me një fjalë: ligësi. Sipas ambasadore­s së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Burgu i Spaçit duhet të qëndrojë dhe të ruhet në mënyrë që të kujtohen ata që luftuan komunizmin dhe si një kujtesë në mënyrë që shqiptarët të mos lejojnë më që ajo të përsëritet. Ndërkohë, kryediplom­atja ndau me ndjekësit dhe bisedën që ka pasur me një ish-të burgosur, Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vite në Spaç, sepse ishte arratisur në Jugosllavi. Ambasadorj­a shkroi se ai ka rrëfyer për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty, nga rrahjet, puna skllavërue­se, keqinformi­mi e deri te aktet imorale të sadizmit.

POSTIMI I AMBASADORE­S YURI KIM: “Iu bashkova disa ambasadorë­ve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish-i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç, sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavërue­se, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformi­mi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. Falënderim­e ambasadori­t zviceran Adrian Maître dhe ambasadore­s suedeze Elsa Hastad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishm­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania