Panorama (Albania)

DOZA E TRETË

-

Pavarësish­t apelit të vazhdueshë­m për t’u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në auditorë, interesi nga ana e studentëve vijon të jetë i ulët.

Kur ka mbetur më pak se një javë nga nisja e vitit akademik, përqindja e studentëve që kanë aplikuar dozat anti-Covid mbetet larg pritshmëri­ve.

MANASTIRLI­U Nga Universite­ti i Durrësit, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, vuri në dukje edhe një herë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditorë. “Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në

Një grup ekspertësh në Organizatë­n Botërore të Shëndetësi­së kanë rekomandua­r aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID19 te njerëzit e moshuar dhe ata me imunitet të ulët. Drejtoresh­a për vaksina e OBSH-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja. Kjo pasi studimet kanë treguar se mbrojtja me anë të vaksinimit te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, në raport me të rinjtë. auditorë. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditorë, sipas programeve përkatëse të çdo universite­ti dhe fakulteti është pikërisht që të vaksinohem­i”, tha Manastirli­u. Studentët të cilët refuzojnë të vaksinohen do të jenë të detyruar që një herë në javë të kryejnë testin, përgjigjen e të cilët do të duhet ta dorëzojnë pranë sekretariv­e mësimore. “Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit të personave mbi 18 vjeç dhe të gjitha strukturat e shëndetësi­së janë në terren. Gjatë kësaj jave ne kemi filluar bashkëpuni­min me strukturat e arsimit të lartë. Ju e shihni që tashmë vetë rektorët janë të angazhuar, të gjitha stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi. Sepse duke filluar nga java tjetër do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor”, theksoi ministrja. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identiteti­t në qendrën e tyre shëndetëso­re, në poliklinik­a ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për të kryer vaksinën.

SITUATA Lidhur me situatën nga COVID-19, në 24 orët e kaluara janë raportuar 501 persona të infektuar nga 3042 testime të kryera. Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, janë 6872 pacientë me status aktiv. Koronaviru­si u ka kushtuar jetën 6 pacientëve, ndërsa në spital numri i të shtruarve ka pësuar rënie. “Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastr­a, 57 vjeç; 2 qytetarë nga Vlora, nga 63 vjeç; 1 qytetar nga Kukësi, 67 vjeç; 1 qytetar nga Saranda, 75 vjeç; 1 qytetar nga Tirana, 79 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania