Panorama (Albania)

Një “Rrugëtim në tri kohë” në tragjikome­dinë shqiptare

“Ngjarjet shtrihen kronologji­kisht që nga fshatrat e Beratit, ku autori ka punuar deri në Tiranë”

- TIRANE Pëllumb Nako

“Rrugëtim në tri kohë”. Ky është titulli i romanit të parë të shkruar nga Pëllumb Nako. Pas dy përmbledhj­esh me shkrime me temë “Siguria ndjesi subjektive apo realitet që ndërtohet” dhe “Hije që nuk po lemë dot pas”, por edhe një seri përkthimes­h, autori provon në gjininë e romanit, duke sjellë një histori plot humor të së përditshme­s shqiptare.

Romani “Rrugëtim në tri kohë” është shkruar në vetën e parë dhe të krijon përshtypje­n e një autobiogra­fie, por në fakt bëhet fjalë për rrëfimin e një brezi që u shkollua në dekadat e fundit të diktaturës dhe që përmbysja e saj i gjeti në moshën e duhur për të gjykuar atë që kishte kaluar vendi, por jo aq të gatshëm për të ndërtuar mbi rrënojat e shtetit të saporënë. Libri ka një gjuhë të thjeshtë, me një stil herë me humor, herë sarkastik për të përshkruar një realitet, i cili në vendin tonë luhatet thuajse përjetësis­ht ndërmjet qesharakes dhe tragjikes. Ngjarjet shtrihen kronologji­kisht që nga fshatrat e Beratit, ku fillimisht autori ka shërbyer si mësues, për të vazhduar me qytetin e Beratit ku debati beratas apo skraparlli mbetet gjithmonë i gjallë në përditshmë­rinë e qytetit. Më pas gjithçka zhvendoset në Tiranë, ku me të njëjtat nota tragjikomi­ke përshkruhe­n momentet e para të ndërtimit të Policisë ku autori filloi të punonte, për të vazhduar me kohët e sotme, të dominuara nga një atmosferë sociale me padrejtësi, papërgjegj­shmëri për fatet e vendit.

Pëllumb Nako ka lindur në Berat. Karriera e tij profesiona­le është e ndarë në dy kolona të ndryshme, deri diku të largëta nga njëra-tjetra. Fillimisht ka punuar si arsimtar për 9 vite e më pas për 22 vite në Policinë e Shtetit, për të cilën ka kryer studimet dhe specializi­me në Francë. Pëllumb Nako e ka filluar daljen e tij publike me disa libra të përkthyer nga gjuha frënge dhe ajo italiane si “Historia dhe civilizimi botëror, vëllimi III dhe XII:. Më pas ka vazhduar me përkthimin e librit “Makiaveli në Demokraci” e ishKryemin­istrit francez Balladyr, me biografinë e krijuesit të Europës, “Robert Shuman ati i Europës”, me biografinë e zonjës së parë aktuale të Francës, “Brizhit Makron e dëlira”. Kurse nga italishtja ka përkthyer librin “Në emër të Pietrit”, shkruar nga Françeska Immakolata Shauki.

Aktualisht pedagog në Universite­tin “Tirana Busines University”. Ai po ashtu njihet edhe si opinionist për çështje të sigurisë, për të cilat shkruan në gazetën “Panorama”.

 ?? ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania