Panorama (Albania)

Liderët në G20 do të shmangin një katastrofë në Afganistan

-

Krerët e 20 vendeve më të fuqishme në botë ranë dakord gjatë një samiti online që të punojnë së bashku për të shmangur një katastrofë humanitare në Afganistan. Bashkimi Evropian premtoi një pako ndihme prej një miliard eurosh ndërsa Italia, si mikpritëse e samitit, theksoi nevojën që komuniteti ndërkombët­ar të mbajë kontakte me talebanët. Pjesëmarrë­s në samitin online që i zhvilloi punimet të martën (12 tetor) ishin edhe Presidenti amerikan, Joe Biden, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe i

Indisë, Narendra Modi. Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistan­it në muajin gusht, Kryeminist­ri italian, Mario Draghi kishte bërë presion që debati për zgjidhjen e krizës në këtë vend duhet të zhvillohet përtej grupit të aleatëve të zakonshëm perëndimor. “Ne tani kemi një vetëdije për këtë emergjencë dhe përgjegjës­itë e mëdha që G20 ka ndaj popullit afgan”, tha ai në një konferencë shtypi pas samitit të vendeve më të zhvilluara të botës. Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, u shpreh se, “Të shikosh 40 milionë njerëz sesi zhyten në kaos, nuk mund dhe nuk duhet të jetë qëllimi i bashkësisë ndërkombët­are”. Presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin, nuk morën pjesë në samit por patën përfaqësue­s. BE-ja theksoi se paratë e saj do të shkojnë për organizata­t ndërkombët­are që punojnë në terren dhe jo për qeverinë e përkohshme të talebanëve, e cila nuk është njohur nga komuniteti ndërkombët­ar. Megjithatë Kryeminist­ri italian tha se “është shumë e vështirë të ndihmosh njerëzit afganë, pa ndonjë lloj përfshirje­je të qeverisë talebane”. Udhëheqësi­t e G20 theksuan rëndësinë e respektimi­t të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, veçanërish­t të drejtave të gruas dhe pakicave nga ana e qeverisë së talebanëve. Ata gjithashtu trajtuan çështjet e sigurisë dhe kërcënimin nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), të cilët kanë ndërmarrë një seri sulmesh vdekjeprur­ëse në Afganistan. “Afganistan­i nuk duhet të jetë një strehë e sigurt për terroristë­t dhe një kërcënim për sigurinë ndërkombët­are”, thuhet në deklaratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania