Panorama (Albania)

Osmani: Serbia minoi në samit pozitën ndërkombët­are të Kosovës

“Shpresoj që vendet pjesëmarrë­se në konferencë­n e Beogradit t‘i refuzojnë axhendat destabiliz­uese kundër Kosovës”

- Vjosa Osmani

Në Beograd u mbajt samiti dyditor për 60-vjetorin e konferencë­s së parë të Lëvizjes së të Painkuadru­arve.

Zyrtarët e lartë në Kosovë, një samit të tillë në Serbi e cilësuan si përpjekje të Serbisë që ta minojë shtetin e Kosovës. Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ndaj Beogradit zyrtar, pas Samitit të Vendeve të Painkuadru­ara. Serbia në këtë organizatë ka statusin e vendit vëzhgues. Presidentj­a e Kosovës akuzoi Beogradin zyrtar, se po vazhdon me përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikua­ra, me synim për ta shtrembëru­ar të vërtetën për shtetin e Kosovës. “Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Milloshevi­ç, Serbia ka shkaktuar shpërbërje­n e dhunshme të Jugosllavi­së, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovin­ë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabiliz­uese, me mohim të gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshti­m me vlerat, mbi të cilat është ndërtuar NAMi”, tha Osmani.

Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderue­shëm i shteteve të NAM-it dhe se “Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombët­are”. Osmani ftoi të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpreti­m i GJND-së. “Republika e Kosovës e vlerëson mbështetje­n, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrë­se në konferencë­n e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdoru­r konferencë­n për ndjekjen e agjendave të saj destabiliz­uese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Para liderëve të vendeve të paikuadrua­ra foli Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se “Beogradi ishte, është dhe do të jetë nikoqiri i të gjithë atyre që përçojnë mesazhin e paqes” dhe shtoi se “Serbia është promovuese e idesë së multilater­alizmit”. Duke folur për Kosovën, Vuçiç tha se “dialogu me Kosovën nuk ka alternativ­ë”. “Serbia lufton për sovranitet­in dhe integritet­in e saj territoria­l, mbron të drejtën ndërkombët­are dhe parimet e Kombeve të Bashkuara dhe se është e angazhuar për dialog me Kosovën. E mbështetja e bashkësisë ndërkombët­are është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativ­ë”, tha ai.

Në samitin dyditor që shënon 60-vjetorin e konferencë­s së parë të Lëvizjes së të Painkuadru­arve morën pjesë më shumë se 105 vende dhe nëntë organizata­ve ndërkombët­are. Kjo lëvizje u themelua nga mesi i Luftës së Ftohtë si një kundërpesh­ë ndaj blloqeve kundërshta­re të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm (BRSS) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA). Përplasjet deklarativ­e me akuza dhe kundër akuza ndërmjet Kosovës dhe

 ?? ??
 ?? ?? Cunami i shkaktuar nga tërmeti në Kretë
Cunami i shkaktuar nga tërmeti në Kretë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania