Panorama (Albania)

Tërmeti 6.3 ballë trondit ishullin e Kretës, alarm për cunami

-

Një tërmet i fortë tronditi ishullin grek të Kretës të martën, rreth dy javë pasi një lëkundje toke vrau një burrë dhe dëmtoi qindra ndërtesa. Instituti Gjeodinami­k në Athinë tha se tërmeti nënujor kishte një magnitudë paraprake prej 6.3 ballë dhe ndodhi në orën 12:24 të drekës. Ai u ndje deri në bregdetin e Turqisë dhe në Qipro, më shumë se 500 kilometra në lindje, sipas autoritete­ve. Tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.6 ballë ndodhën minuta më vonë si pas-lëkundje të tërmetit të fuqishëm. Autoritete­t raportuan një fryrje të nivelit të detit rreth portit lindor të Kretës dhe këshilluan banorët të qëndrojnë larg bregdetit. Kishte edhe një alarm për cunami, i cili u hoq më vonë. Nuk ka raportime për dëme serioze ose të lënduar, por një kishë e vogël pranë epiqendrës që ishte bosh në kohën e tërmetit u shemb pjesërisht. Policia dhe ekipet e zjarrfikës­ve po kontrollon­in fshatrat e largëta në Kretën lindore. “Tërmeti u ndje në të gjithë ishullin dhe shkaktoi shqetësim, sepse ne ende po ndjejmë lëkundjet nga tërmeti i mëparshëm”, tha zëvendës-guvernator­i rajonal i Kretës, Yiannis Leondaraki­s, për radion shtetërore të Greqisë. Dëshmitarë­t thanë se banorët e qytetit më të madh të ishullit, Heraklion, dolën jashtë kur tërmeti goditi, ndërsa nxënësit në shumë shkolla në ishull u mblodhën jashtë klasave të tyre. Qindra njerëz nga fshatrat në Jug të Heraklion mbeten të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.8 që goditi zonën më 27 shtator. Një burrë u vra, ndërsa po kryente punë restaurimi në një kishë të dëmtuar në zonë. Banorët shtëpitë e të cilëve u dëmtuan u zhvendosën në hotele dhe tenda të ngritura nga ushtria. Tërmeti i së martës tronditi gjithashtu ishujt grekë aty pranë në lindje të Kretës, përfshirë Karpathos, Kassos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania