Panorama (Albania)

Thyhet Shqipëria, Polonia na shuan ëndrrën Botëror

Shishe në fushë pas golit të miqve, loja u ndërpre 15 minuta

-

Shqipëria ngec atëherë kur pritshmëri­të ishin të mëdha dhe duhej bërë hapi gjigant për të “blinduar” vendin e dytë në grup.

Polonia na shuan ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në Botëror përmes fazës “play off”, duke na shkaktuar një disfatë të hidhur në “Air Albania”, edhe pse me rezultatin minimal 0-1. Dukej si humbje e paralajmër­uar në orët para ndeshjes, pasi nuk mjaftoi mungesa e Sokol Cikalleshi­t me COVID-19, pasi u infektua edhe mesfushori Klaus Gjasula. Duke shtuar këtu edhe dëmtimin e qendërmbro­jtësit Berat Gjimshiti, kuqezinjve iu ishte prishur boshti dhe sigurisht që do ta kishin shumë më të vështirë ndaj një rivali si Polonia. Në fakt, ashtu ndodhi edhe në fushë, por për atë që skuadra bëri deri në minutën e 77-të, kur dhe u ndëshkua nga goli i Sviderski, të besuarit e Edi Rejës meritonin të paktën një barazim. Një pikë do ta mbante gjallë shpresën për të siguruar vendin e dytë, për më tepër që loja në përgjithës­i ishte e barabartë. Gabimet individual­e bën që kuqezinjtë ta pësonin afër fundit dhe mbrëmja u bë më e zymtë në momentin kur tifozët nisën të hidhnin sende në fushë.

PJESA E PARË - Rejës ia prishi të gjitha planet për formacioni­n infektimi me Koronaviru­s pak orë para ndeshjes i mesfushori­t Jurgen Gjasula. Formacioni nuk kishte lidhje me atë të fitores në Hungari, pasi Veseli, Ramadani, Roshi dhe Manaj e nisën nga minuta e parë, duke zëvendësua­r Gjimshitin, Gjasulën, Çekiçin dhe Cikalleshi­n. Supergoli që shënoi në Hungari nuk i mjaftoi Brojës për një fanellë titullari, teksa sërish e nisi nga stoli. Në minutat e para loja është e ekuilibrua­r dhe më tepër bien në sy thyerjet e disa aksioneve nga Ylber Ramadani. Manaj dhe Uzuni kanë shansin e artë për të ndëshkuar Poloninë, por goditjet e tyre nga brenda zonës lanë për të dëshiruar. Polonia nuk është e rrezikshme dhe Levandovsk­i më tepër shihet jashtë zonës, sesa afër portës. Kumbulla dhe Ismajli i bëjnë një markim fantastik yllit polak. Pjesa e parë nuk ka shumë histori dhe një goditje e Zielinskit është shumë pak për t’i bërë dëm Berishës. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

PJESA E DYTË - Pas pushimit Reja nuk bën ndryshime, ndërsa Polonia aktivizon mesfushori­n Klish në vend të Moder. Loja duket si fotokopje e pjesës së parë dhe me kuqezinjtë që mundohen të mbajnë larg kundërshta­rin. Në një farë mënyre strategjia e Edi Rejës funksionon, por atëherë kur mendohej të bëhej diferenca me aktivizimi­n e Brojës dhe Bajramit, kuqezinjtë nisin të gabojnë. Bare dhe Hysaj humbasin topa shumë të rrezikshëm afër zonës dhe pasi polakët nuk dinë të përfitojnë në rastin e parë, nuk falin më pas. Klish jep një harkim fantastik në zonë te Sviderski, që i vidhet Hysajt dhe kalon Poloninë në avantazh. Festa e polakëve duket si provokim për tifozët kuqezi, që hedhin shishe në fushë dhe loja ndërpritet për gati 15 minuta. Me rinisjen e lojës, nuk mjaftuan as “magjitë” e Armando Brojës, i cili bëri të vetmen goditje në portë për kuqezinjtë, por këtë herë me ndryshimin që portieri priti dhe Shqipëria doli pa pikë.

 ?? ?? Foto nga ndeshja Shqipëri-Poloni
Foto nga ndeshja Shqipëri-Poloni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania