Panorama (Albania)

“Luajtëm si të barabartë, s’e meritonim humbjen”

-

Trajneri i përfaqësue­ses shqiptare, Edi Reja, e ka cilësuar një mëkat humbjen përballë Polonisë, pasi sipas tij, Shqipëria luajti si e barabartë dhe u ndëshkua nga një gabim. Pas ndeshjes ai deklaroi se ekipi kishte bërë mirë, por u penalizua në një moment kur po bëhej gati për ndryshime. “Të vjen keq, sepse bëmë një ndeshje të mirë. Nuk e prisja një ekip me kaq temperamen­t, por treguam që mund të luanim si të barabartë ndaj Polonisë. Po lëshonim pak dhe po bëja gati zëvendësim­et. Bëmë disa gabime dhe një prej tyre na dënoi. Më vjen keq, se barazimin mund ta merrnim. Mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm”, është shprehur fillimisht trajneri kuqezi..

MUNGESAT - “Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kish besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësim­et dhe pastaj bëmë gabime individual­e që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq, sepse djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen”, theksoi italiani i pankinës. Për shanset e mbetura sa i përket vendit të dytë, ai u shpreh: “Derisa nuk ka marrë fund, jemi aty edhe është e drejtë të shpresosh”.

ARBITRI - I ngacmuar për arbitrin, Reja deklaroi: “Më vjen keq sidomos në pjesën e parë që kishte faulle, ne bëmë të parin me Hysajn dhe i dha menjëherë të verdhë. Ishte me dy standarde. Ne me gjyqtarët, sidomos me Poloninë, kemi vuajtur. Nuk ishte vendimtar, se ndonjë gabime e bëmë edhe ne, se vuajtëm lodhjen e nuk kisha zëvendësue­s në mesfushë sidomos. Provova me Çokajn, por ndeshja ishte komproment­uar po të mos bëhej ai gabim. Edhe Bare humbi topin, edhe Lenjani që gaboi. Kemi bërë disa gabime që një skuadër si e jona me lojtarë ekspertë nuk duhej t’i bënte”.

TIFOZËT – Në fund trajneri komentoi edhe incidentin me tifozët. “Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozëri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësin­ë. Ishte një tifozëri për drithërima. Ata bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësish­t vështirësi­ve, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania