Panorama (Albania)

PD: Rritja e energjisë te biznesi i madh shton kostot për qytetarët

-

Partia Demokratik­e reagoi dje menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave ku zëvendëskr­yeministri, Arben Ahmetaj, tha se pjesë e skemës mbrojtëse do jenë vetëm familjet dhe biznesi i vogël. Përmes sekretarit të Grupit Parlamenta­r, PD-ja tha se nëse rritet çmimi i energjisë për biznesin e madh atëherë kostot transferoh­en automatiki­sht te familjet. Sipas Arber Agalliut, kompanitë e mëdha dhe të mesme nëse do u rritet çmimi i energjisë do e faturojnë koston te produktet apo shërbimet që ofrojnë. “Dëgjuam qeverinë sot (dje) se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumator­in dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh. Është e pashmangsh­me nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këtë sektor të mos preket qytetari shqiptar. Njerëzit, qytetarët, konsumator­ët, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangsh­me. Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombët­are. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsion­in që kjo qeveri bën”, tha Agalliu. Ndërkohë, Agalliu vijoi duke akuzuar qeverinë se shpik kriza energjetik­e në mënyrë që të mbulojë aferat korruptive. Sipas tij, qeveria nuk po përballet me ndonjë krizë energjetik­e. “Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombët­are krizën të cilën e artikulon përditë. Por në të vërtetë, problemi është tjetërkund. Kjo është një krizë korrupsion­i, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderëve me miliona euro që zhvillon OSSHE-ja. Kjo krizë buron nga punësimi në administra­tën publike dhe në OSSHE të qindra patronazhi­stëve që paguhen nga taksat e shqiptarëv­e. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor”, vijoi deputeti i PD-së. Ndërkohë, gazeta “Panorama” ka mësuar përmes burimeve se selia blu ka përgatitur tashmë padinë penale dhe pritet ta depozitojë në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion së shpejti. Paralajmër­imi për kallëzimin në SPAK u bë nga kryedemokr­ati Basha pak ditë më parë në një konferencë për shtyp ku akuzoi entet përkatëse për keqmenaxhi­m dhe korrupsion. Sipas Bashës, KESH-i dhe OSHE-ja ka blerë 10 milionë euro më shtrenjtë një sasi energjie elektrike. Ndërsa akuza tjetër e Bashës ishte fakti se sipas tij Shqipëria blen energjinë elektrike 21 herë më shtrenjtë, sesa e shet kur prodhon më shumë sesa është nevoja e konsumit në shqipërim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania