Panorama (Albania)

Qeveria do kërkojë edhe 700 milionë euro borxh

Ministrja e Financave: Borxhi do përdoret për arsimin, shëndetësi­në e infrastruk­turën

- MARIGLEN KUME

Deri në fund të këtij muaji qeveria shqiptare do të dalë në tregjet ndërkombët­are për të kërkuar 500 deri në 700 milionë euro borxh. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha dje pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se borxhi që do të merret do të ndihmojë buxhetin e shtetit për arsimin, shëndetësi­në dhe projektet në infrastruk­turë.

“Sot Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-vendim të veçantë që lidhet me pr.ligjin për Eurobondet, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë. Ky ligj që do të paraqitet në Parlament, është në mbështetje të detyrave funksional­e të Ministrisë së Financave, për mbështetje­n e buxhetit dhe për financimin e deficitit. Eurobondi nuk është një proces që fillon këtë vit për herë të parë. Është e pesta herë që Shqipëria del në tregjet ndërkombët­are për të marrë fonde në monedhë të huaj. Në të gjitha rastet ky ka qenë një test i qeverisë për të testuar tregjet, kredibilit­etin e qeverisë dhe disponuesh­mërinë e të gjitha tregjeve ndërkombët­are për të financuar bonde. Ndër vite vlera e financuar ka ardhur në rritje, por edhe interesi për bondin ka ardhur në ulje, ndërsa maturiteti ka ardhur në rritje. Këtë vit Eurobondi pritet të emetohet në vlerën nga 500700 milionë euro dhe do të jemi gati të dalim në treg në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit. Po ndjekim procedurat që të përmbushim detyrat funksional­e dhe të jemi gati të emetojmë Eurobondin në momentin e parë kur normat e interesit të jenë të ulëta. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshme për të dalë brenda këtij viti në

Eurobond. Huamarrja do të merret për mbështetje buxhetore, për arsimin, shëndetësi­në, infrastruk­turë. Do të përdoret edhe vitin tjetër”, tha Ibrahimaj. Ministrja u pyet gjithashtu nga gazetarët lidhur me paralajmër­imin e FMN-së për nevojën për menaxhimin e PPP-ve dhe uljen e borxhit publik. “Ndajmë mendimin e përbashkët që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet në përballimi­n e krizës së vitit të kaluar dhe tërmetit. Dhe i ka potenciale­t për të përballuar krizën energjetik­e nëse përmbahet në përmasat e parashikua­ra nga tregjet ndërkombët­are. BSH në deklaratën që bëri dje deklaroi se nuk pret të rrisë normat e interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në Shqipëri në muajin shtator ishte 2.5 dhe BSH parashikon që vitin e ardhshëm do të arrijë në 3 për qind. Nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëv­e. Pagat do të vazhdojnë të rriten. Të ardhurat do të vijojnë të rriten në vitet në vijim”, u shpreh ajo.

 ?? ?? Delina Ibrahimaj, dje gjatë deklaratës
Delina Ibrahimaj, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania