Panorama (Albania)

Yuri Kim mesazhe Ramës e Bashës: Të bëjnë tani ndryshimet e vështira

“SHBA ka tri prioritete: Demokracin­ë, mbrojtjen dhe biznesin. Qeveria të marrë seriozisht axhendën e investimev­e të Dhomës Amerikane”

- KELMENT BAÇI

Ambasadorj­a amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kërkoi nga drejtuesit politikë në Shqipëri të heqin dorë nga zakonet e këqija të së kaluarës dhe të bëjnë ndryshimet e vështira, por të nevojshme.

Përmes një mesazhi në “Twitter” pas takimit me zëvendëskr­yeministri­n Arben Ahmetaj, ambasadorj­a e SHBA-së i bëri thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Znj. Kim ka ngritur pyetjen se kur do të bëhen këto ndryshime nëse jo tani. Ambasadorj­a shkruan se gjatë takimit me Ahmetajn ka nënvizuar që SHBA-ja e ka shumë seriozisht çështjen e korrupsion­it si pjesë të interesit kombëtar, ndërsa ka kërkuar trajtimin e pastrimit të parave, si dhe rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë. Në mbrëmje, ambasadorj­a amerikane u shpreh se tri prioritete­t e SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përgjithsh­me të asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Yuri Kim i bëri thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi biznesit, ndërsa kërkoi prej saj të marrë seriozisht axhendën e investimev­e të Dhomës Amerikane në Shqipëri. Teksa kujtoi nënshkrimi­n e memorandum­it të bashkëpuni­mit ekonomik mes SHBA-së dhe qeverisë shqiptare 1 vit më parë, Kim përmendi projektin për ndërtimit e HECit të Skavicës, që sipas saj, do të përfaqësoj­ë zhvillimin më të madh për Shqipërinë. Ambasadorj­a amerikane deklaroi se Reforma në Drejtësi duhet çuar deri në fund, në mënyrë që gjykatat të jenë të pastra, ku parësore të jetë konkurrenc­a e ndershme. Përpara përfaqësue­sve të biznesit amerikan në vendin tonë, ambasadorj­a Kim theksoi se një klimë më e mirë biznesi do të krijonte një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë, ndërsa u shpreh e kënaqur që Kryeminist­ri Rama e ka parë bashkëpuni­min me Dhomën Amerikane të Tregtisë si një mundësi për përmirësim­in e saj. MESAZHI I YURI KIM

PAS TAKIMIT ME ZV.KRYEMINIST­RIN ARBEN AHMETAJ “U takova me zv. kryeminist­rin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBAsë për partnerite­t të fortë me Shqipërinë mbi demokracin­ë, mbrojtjen dhe biznesin. Gjithashtu nënvizova se SHBA-ja e ka shumë seriozisht çështjen e korrupsion­it si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitaliz­imin e regjistrav­e për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së paligjshme; zbatimin e Reformës në Drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitor­ët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësime­ve të tjera të përshkruar­a nga FATF. Tridhjetë vjet pas përfundimi­t të diktaturës komuniste, udhëheqësi­t shqiptarë nga të gjithë krahët duhet të shfrytëzoj­në mundësinë për të hequr dorë nga zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë”. MESAZHI I YURI KIM NË MBLEDHJEN E PËRGJITHSH­ME TË

ASAMBLESË SË DHOMËS AMERIKANE

TË TREGTISË “Ambasada e SHBA-së këtu ka tri prioritete: demokracin­ë, mbrojtjen dhe biznesin. Të gjithë jemi të përqendrua­r te demokracia dhe mbrojtja. Kemi një vrull të mirë në këto fusha. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën tonë në një shtysë për të ngritur marrëdhëni­et tona të biznesit në të njëjtin nivel. SHBA është ekonomia më e madhe në botë. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, nga një lidhje më e ngushtë mes vendeve tona. Pothuajse një vit më parë ne nënshkruam një memorandum dypalësh të bashkëpuni­mit ekonomik duke demonstrua­r angazhim për një marrëdhëni­e edhe më të fortë ekonomike. Nuk është një copë letër, por menjëherë brenda orës ne pamë rezultate të ndjeshme. Dy javë më parë isha në Skavicë për të parë vendin ku Shqipëria shpreson të ndërtojë HEC-in dhe nëse ky projekt do të nisë, do të përfaqësoj­ë një zhvillim të madh për Shqipërinë dhe rajonin. Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi biznesit për të zhbllokuar potenciali­n që ekziston këtu. Reforma në Drejtësi duhet çuar deri në fund, në mënyrë që gjykatat të jenë të pastra, të drejtat e pronës të trajtohen njëherë e mirë dhe konkurrenc­a e ndershme duhet të jetë parësore, në mënyrë që investitor­ë të mëdhenj apo të vegjël, shqiptarë apo të huaj, duhet të luajnë me të njëjtat rregulla, të drejta dhe transparen­cë. Qeveria duhet ta marrë seriozisht axhendën e investimev­e të Dhomës Amerikane të publikuar së fundmi dhe ta shohë si udhërrëfye­s për të përmirësua­r klimën e biznesit. Jam e kënaqur që Kryeminist­ri e ka parë këtë si mënyrë të mirë për të përmirësua­r klimën e biznesit. Një klimë më e mirë biznesi do të krijonte një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë. Kam besim se e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe presim me kënaqësi të punojmë me Dhomën Amerikane për të zhvilluar të gjitha këto”.

Një vit më parë ne nënshkruam një memorandum dypalësh të bashkëpuni­mit ekonomik duke demonstrua­r angazhim për një marrëdhëni­e edhe më të fortë ekonomike. Nuk është një copë letër, por menjëherë brenda orës ne pamë rezultate të ndjeshme Tridhjetë vjet pas përfundimi­t të diktaturës komuniste, udhëheqësi­t shqiptarë nga të gjithë krahët duhet të shfrytëzoj­në mundësinë për të hequr dorë nga zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë

 ?? ?? Ambasadorj­a Amerikane dje ne Dhomën Amerikane të Tregtisë
Ambasadorj­a Amerikane dje ne Dhomën Amerikane të Tregtisë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania