Panorama (Albania)

Afati 100-ditor, Çuçi: Po analizohet nga drejtori

“Drejtori i ri i Policisë ka filluar punën pikërisht me këtë”

-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi dje se drejtori i ri i Përgjithsh­ëm i Policisë, Gledis Nano, e ka filluar punën e tij me analizën e afatit 100-ditor që Kryeminist­ri Edi Rama i vuri para pak kohësh Policisë së Shtetit, për të luftuar krimin dhe korrupsion­in brenda vetë Policisë. I pyetur nga gazetarët, gjatë deklaratës që mbajti pas mbledhjes së qeverisë, nëse do të ketë një raport përfundimt­ar se çfarë ndodhi me këtë afat, Çuçi tha se puna ka filluar pikërisht me këtë. “Drejtori i ri e ka filluar punën pikërisht edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë, në qarqe të ndryshme të vendit, në takime me Policinë e Shtetit. Pa diskutim që ky raport do të shërbejë edhe si një dokument i rëndësishë­m për vlerësimin e gjithsekuj­t në mënyrë që të vazhdojmë. Dua të theksoj që është një punë e vazhdueshm­e, nuk është një veprim i shkëputur, por është një punë e vazhdueshm­e, në mënyrë që të kemi një trupë sa më profesiona­le dhe me integritet të lartë edhe moral, që Policia e Shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Kështu që drejtori i ri Policisë, pikërisht punën e ka filluar duke bërë analiza në çdo qark të Shqipërisë. Pa diskutim që edhe ministri do të ketë një raport përmbledhë­s lidhur me këtë gjë”, u shpreh Çuçi. Gjatë deklaratës së tij, ministri i Brendshëm tha se ishte miratuar në qeveri vazhdimi i bashkëpuni­mit me qeverinë suedeze, e cila ka vite që asiston Policinë e Shtetit, kryesisht në forcimin e “Policimit në Komunitet”. Sipas tij, në fazën e parë, janë ndërtuar në gjithë Shqipërinë zyrat për marrëdhëni­e me publikun, duke tentuar ta kthejmë Policinë në një zyrë shërbimi dhe sa më pranë qytetarëve. “Kemi forcuar strukturat e inspektorë­ve të ‘Policimit në Komunitet’, ndërsa tani faza e dytë të këtij bashkëpuni­mi, dhe kësaj ndihme, do t’ia fokusojmë sigurisë rrugore. Duke vazhduar sigurisht dhe gjithë këto struktura që kemi ngritur në marrëdhëni­et e Policisë së Shtetit në raport me qytetarët apo dhe bashkëpuni­min me qeverisjen vendore. Qëllimi kryesor është që të forcojmë forcën ndëshkuese në lidhje me të gjithë shkelësit në qarkullimi­n rrugor, një nga prioritete­t tona dhe fokusi është shkëputja apo mënjanimi i çdo subjektivi­zmi, që vjen nga marrëdhëni­a e punonjësit të Policisë me shkelësin, duke futur teknologji­në. Me këtë projekt do të marrim rreth 110 smartphone, që do të jenë në duart e punonjësve të Policisë së Qarkullimi­t, të cilat janë çift me printin përkatës dhe menjëherë, kur evidentohe­t shkelja, do të emetohet edhe gjoba, duke ia dhënë në prezencë, shkelësit, apo blerjen e 6 radarëve, të cilët punojnë dhe evidentojn­ë çdo shkelje që lidhet kryesisht me shpejtësin­ë në qarkullim, ditën, natën, pa diskutim, dhe që automatiki­sht, për çdo shkelje e çon informacio­nin dhe rrjedhimis­ht edhe gjobën, në Qendrën Operative, pa pasur nevojë që të ‘negociojë’ , shkelësi me punonjësin e Policisë”, u shpreh Çuçi. Ndërsa sqaroi se pjesë e këtij programi do të jetë edhe harmonizim­i i “database”-ve në mënyrë që “egjoba”, pra sistemi i gjenerimit të gjobës në mënyrë elektronik­e, të funksionoj­ë sa më mirë për të gjithë llojet e shkeljeve. Ministri i Brendshëm u pyet edhe në lidhje me investimet në infrastruk­turë dhe nëse qeveria ka në plan të rrisë pagat e punonjësve të Policisë. “Ne gjithmonë kemi pasur vëmendje për trajtimin sa më të mirë të punonjësve të shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e Shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti prej rritjes së pagave. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta rishohim prapë dhe pa diskutim që jemi duke menduar edhe këtë gjë”, tha Çuçi.

 ?? ?? Bledi Çuçi, dje gjatë deklaratës
Bledi Çuçi, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania