Panorama (Albania)

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Rakiqit: STOP

-

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të vendit dhe deklaratav­e të ministrit Goran Rakiç. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Rohde tha se është i papranuesh­ëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranuesh­ëm. Krahasime të tilla kontribuoj­në drejt rrëfimeve të shtrembëri­mit dhe mohimit të Holokausti­t. Mbroni faktet”, ka shkruar Rohde. Ministri i qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontraband­ës së mallrave dhe krimit të organizuar, kishte krahasuar këtë aksion me “Natën e Kristaltë” (Kristallna­cht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve). “Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishm­i, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç. Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadori­t gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiç, pasi ky i fundit aksionin policor të Kosovës kundër kontraband­ës së mallrave e ka quajtur “Natë e Kristalit”. “Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i qeverisë së Kosovës. Ndërsa tha edhe se “kjo për ne është çështje jetë a vdekje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania