Panorama (Albania)

Kthehet kaosi në Veri të Kosovës, serbët hedhin granata kundër Policisë

Kreu i Listës Serbe paralajmër­on “rezistencë” të serbëve lokalë ndaj Kosovës, Vuçiç shkon në Rashkë: Jemi me ju!

-

Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër kontraband­istëve të mallrave në Mitrovicë, i cili u pasua me një “uragan” deklaratas­h dhe reagimesh nga pala serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje përfaqësue­sve të BE-ë që të ndërhyjnë, “ose do të ndërhyjmë ne”, me tone kërcënuese pak ditë pas samitit ndërkombët­ar të “paqes” që u mbajt në Beograd. Për NATO-n, aksioni i Policisë së Kosovës ishte një aksion për zbatimin e ligjit. Një zyrtar i NATO-s tha se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, është në komunikim të pandërprer­ë me të gjitha institucio­net relevante në Kosovë dhe me përfaqësue­sit e bashkësisë ndërkombët­are”.

Qeveria e Kosovës deklaroi se aksioni nuk ishte kundër asnjë etnie dhe se të kërkuar si shkelës të ligjit janë si nga qytetarët e etnisë serbe, ashtu edhe shqiptare në Kosovë. “Aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontraband­imit të mallrave është pjesë e luftës së autoritete­ve të Kosovës kundër kontraband­ës dhe evazionit fiskal”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. “Aksioni i sotëm në katër rajone rezultoi i suksesshëm në konfiskimi­n e mallrave dhe arrestimin e personave të përfshirë në kontraband­imin e tyre. Ky aksion është pjesë e luftës kundër krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacionev­e të caktuara”, sqaroi Sveçla në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë më 13 tetor. Aksioni kundër kontraband­ës u zhvillua më 13 tetor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Sveçla tha se në komunat në Veri të Kosovës ka pasur dhunë të shfrenuar nga “strukturat kriminale”, që sipas tij, tani janë të patolerues­hme. DHJETËRA TË LËNDUAR

Operacioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës, që nisi në orët e hershme të mëngjesit dhe përfundoi në mesditë, u kundërshtu­a nga serbët lokalë, të cilët protestuan dhe ngritën barrikada. Gjatë protestave, dhjetë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, dhjetë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore. “Në të gjitha rajonet e tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicën e Veriut grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbullua­r, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportu­ese, kanë përdorur bombola gazi, bomba shokuese, të shtëna me armë zjarri e granata dore, duke sulmuar zyrtarë doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në mbrëmje bllokadat e vendosura gjatë ditës në “Lagjen e Boshnjakëv­e” në Mitrovicë të Veriut dhe bllokadat në magjistral­en Prishtinë-Rashkë, përkatësis­ht në Rudarë të Zveçanit, janë hequr.

DHJETË TË KËRKUAR

Policia e Kosovës ka identifiku­ar dhjetë persona që dyshohet se janë të përfshirë në kontraband­ë dhe janë shpallur në kërkim. “Policia e Kosovës, në bashkëpuni­m dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifiki­mit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontraband­ë me mallra, por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri, të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacioni­t”, thuhet në njoftim.

VUÇIÇ SHKON NË RASHKË

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar të mërkurën qytetin e Rashkës, ku është takuar me përfaqësue­s politikë serbë nga Kosova.

Takimi është mbajtur në kazermën lokale, ndërsa të pranishmit kanë përfshirë zyrtarë të partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe përfaqësue­s të ushtrisë së Serbisë, si dhe qytetarë serbë nga Kosova. Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios “Evropa e Lirë”, ata kanë folur për shqetësime­t e tyre, kanë kërkuar mbrojtje nga Serbia, ndërsa shqiptarët i kanë emërtuar me emra fyes. “Kam frikë se kemi dikë që është krejtësish­t joracional në Prishtinë. Kemi edhe disa keqdashës në bashkësinë ndërkombët­are, të cilët sinqerisht duan konflikte edhe këtu, dhe duan të na fusin në konflikt. Sigurisht, unë do të doja të ruanim paqen, por nuk kemi zgjidhje”, tha Vuçiç. “Unë nuk mund t’ju ftoj të hyni në konflikt me askënd. Çfarëdo që të ndodhë, Serbia dhe Beogradi do të jenë me ju. Këtë nuk po e them për formalitet. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo”, shtoi Vuçiç.

“REZISTENCË” Kryetari i Listës Serbe,

Goran Rakiq, ka thënë se nëse diçka e tillë ndodh edhe një herë, do të ketë një rezistencë të përgjithsh­me të popullit serb. “Nëse diçka e tillë ndodh herën tjetër, ne do të bëjmë rezistencë të përgjithsh­me. Çfarë do të thotë dhe sido që e kuptoni ju, President. Ne do të mbrohemi me gjithçka që kemi në dispozicio­n”, ka thënë Rakiq në takim. Më herët gjatë ditës, Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka ftuar bashkësinë ndërkombët­are që të reagojë për aksionin kundër kontraband­ës që Policia dhe Dogana e Kosovës zhvilluan. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombët­are, NATO-s dhe KFORit, që të reagojnë urgjentish­t dhe të ndalin Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç përmes një komunikate për mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania