Panorama (Albania)

Lala, i habitur: Nuk e kuptoj si u la në stol Broja!

“Sulmues i frikshëm, gjynah që nuk e nisi titullar”

-

“Nuk e kuptoj Brojën në stol. Ai është i frikshëm, duket i ftohtë, por ka instinkt vrasës”.

Kështu e përshkruan ishkapiten­i i Shqipërisë, Altin Lala, sulmuesin e talentuar kuqezi, Armando Broja. Ishmesfush­ori ka qenë dje i ftuari special në emisionin “Sport News” në televizion­in “News 24”, drejtuar nga Enxhi Biba. Lala ka analizuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ndërsa ka shpjeguar paraqitjet individual­e të disa lojtarëve. Ai mendon se ishte mëkat që ndeshja nuk u fitua. “Kur ke mungesa, sigurisht që nuk ke zgjedhjen më të mirë të mundshme. U ndje mungesa e Gjasulës në mesfushë, ndërsa në mbrojtje u zgjidh disi problemati­ka e Gjimshitit. Para ndeshjes ishte edhe për mua një dilemë, me gjithë atë eksperienc­ë që ka në Champions dhe është rritur si lojtar. Por Kumbulla e ka zgjidhur jashtë mase mirë. Jo vetëm Kumbulla, por edhe Veseli e Ismajli. Besoj se ky nuk ishte problemi ynë në këto ndeshje. Ky është futbolli, kur luan në grupe që ke vetëm një herë shansin dhe ky ishte shans i artë. Pavarësish­t asaj, edhe nëse fitonim, do të ishte shumë e vështirë të shkonim në Botëror. Por do të vazhdonte ëndrra dhe entuziazmi do të ishte i jashtëzako­nshëm”, ka thënë fillimisht Lala, ndërsa më pas tregoi pse sipas tij Shqipëria mund ta kalonte Poloninë me sukses. “Kur pashë lojën, them se ajo mund të fitohej. Në pjesën e parë ishte një shans i vetëm, kur Manaj zgjodhi të godiste portën dhe nuk e pa Uzunin, që mund ta shërbente. Nuk është e thënë që mund të shënonte edhe nëse pasonte. Pastaj në pjesën e parë disa aksione qe kemi kthyer në mesfushë, ka munguar pasimi. Një pasim më i saktë kur kishim hapësira në kundërsulm­e, mund t’i godisnim më shpejt. Duke parë që mbrojtja punoi aq mirë, është shije e hidhur që nuk u fitua kjo ndeshje”.

MBROJTJA Lala bën elozhe për Kumbullën dhe mënyrën se si ai arriti të markojë një prej sulmuesve më të fortë në botë, Levandovsk­in. “Kumbulla është një lojtar me kualitet. Ai nuk aktivizohe­t te klubi i Romës aktualisht dhe është problemati­kë në ekipin kombëtar. Në këtë ndeshje e ka zgjidhur shumë mirë, mund të them se ishte për notën 10. Nuk ka gabuar asnjëherë, as në pasime dhe kjo është e veçantë po të luash kundër Levandovsk­it. Te tre e zgjidhën mirë, por Kumbulla në qendër më pëlqeu jashtë mase. Hysaj luan mbrojtës i djathtë te Lacio, ndërsa në Kombëtare me sistem tjetër 3-5-2. Ai është i saktë në veprime, edhe pse te ky gol mund t’i mbetet faji.

Por ato topa nuk mund t’i mbrosh me atë harkim. Është e vështirë ta mbrosh atë situatë dhe qëlloi mesfushori i majtë. Edhe Berisha tentoi, por ato gjëra ndodhin. Ai është konstant gjithmonë në lojë dhe mendoj që edhe një herë si mbrojtës e mesfushor, ke volum loje. Ai di të mbrojë dhe vendoset shumë mirë. Mendoj se luajti mirë”, deklaroi ishkapiten­i kuqezi.

BROJA Në fund ish-mesfushori foli për sulmuesin që i dhuroi 6 pikë Shqipërisë me golat ndaj Hungarisë, pikërisht Armando Brojën. “Besoj se nuk kemi si ai. Unë akoma nuk e kam kuptuar pse e nisi nga stoli dhe kjo do të ishte pyetja e parë që do t’i bëja trajnerit. Unë që para ndeshjes me Hungarinë e shihja që Broja është lojtar shumë i talentuar dhe dëgjoja që donte ta ruante. Por edhe Mesi ka luajtur 17 vjeç, jo se dua ta krahasoj me atë apo Ronaldon. Nuk kemi luksin të lëmë një si Broja në pankinë, edhe në sfidat e fundit ka bërë jashtëzako­nisht mirë, ka shënuar gola. Ka një start në një kundër një, që është i frikshëm, i rrezikshëm për kundërshta­rët. Kjo na mungoi dje dhe këtë nuk e kuptova, nuk është logjike. Mund të luante e humbnim gjithsesi, por mund të kishim gjasa më shumë me shpejtësi e thellësi. Është gjynah ta lësh atë djalë në pankinë. Unë nuk e kuptoj, aq më tepër Polonia kishte një lojtar mbrojtës në moshë, kishte hapësira. Ai është rritur në Angli, është në Premier Ligë dhe nuk ka arsye pse të mos luajë. Unë vetëm Panajot Panon nuk e kam parë. E kam parë në filmime, që thonë është më i miri i gjithë kohëve. Por Broja, për mendimin tim, me gjithë respektin për sulmuesit që kanë luajtur, është një ndër më të mirët, edhe pse nuk ka lidhje që t’i bëjmë qejfin Brojës apo jo. Por është lojtar që e meriton të luajë, nuk e kam kuptuar. Mendoj se nuk është logjike, për mua është e pajustifik­ueshme”, thotë Lala.

REKORDET A do të thyejë të gjitha rekordet në Kombëtare një sulmues si Broja? Ish-kapiteni jep këtë përgjigje: “Patjetër. Ai vetëm të ketë shëndetin, të vazhdojë me këtë intensitet siç luan, ka një farë karakteri edhe në veprime, duket sikur është i ftohtë, e pastaj është vrasës. Ka diçka të lindur në instinktin si luan futboll, shpresoj në të ardhmen të jetë lojtar formacioni. Ai ka fizikun, është mësuar e rritur atje në Angli. Është në ligën më të mirë në botë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania