Panorama (Albania)

Tabaku: Paratë që shpenzon qeveria nuk janë eficente

-

Referuar deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombët­ar për Shqipërinë, nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se ka dështuar në rritjen e ekonomisë. Sipas Tabakut, qeveria i shpenzon paratë në mënyrë joeficente, duke mos prodhuar vende pune, por mbështet miqtë e saj. “Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalit­etit të lartë dhe keqmenaxhi­mit të taksave. Qeveria po dështon te shpenzimet, investimet janë joeficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre. Me pak fjalë, investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë”, tha Tabaku. Ndërkohë, ajo ngriti shqetësimi­n e projekteve me partnerite­t publik privat, kostoja e të cilave, sipas Tabakut, ka shkuar sa gjysma e prodhimit të brendshëm bruto. “Situata me PPP-të është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual, duke e kthyer buxhetin e shqiptarëv­e në portofolin e miqve të qeverisë. Borxhi publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve, por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit. Më e rëndë situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do të na shkojë edhe më shtrenjtë! Transparen­ca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjet, kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapague­sit, por mbi të gjitha, që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP-të”, tha Tabaku.

 ?? ?? Deputetja e PD, Jorida Tabaku
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania