Panorama (Albania)

Ndryshime në qeveri, Rama emëron 3 zëvendësmi­nistra

-

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë emëruar zëvendësmi­nistrat e disa prej dikasterev­e të qeverisë. Enio Civici, është emëruar zëvendësmi­nistër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vilma Bello, ish-deputete e Partisë Socialiste e qarkut të Vlorës, është emëruar zëvendësmi­nistre e Turizmit dhe Mjedisit. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë është liruar nga detyra zëvendësja aktuale e Ministrisë së Shëndetësi­së, Bardhylka Kospiri, ndërsa vendin e saj e ka zënë Denada Seferi. Vendimet janë marrë nga zëvendëskr­yeministri, Arben Ahmetaj, në mungesë të Kryeminist­rit Rama. Lëvizjet e para të zëvendësmi­nistrave ishin menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Postin e Petro Koçit si zëvendësmi­nistër i Mbrojtjes e mori Dallëndysh­e Bici, ish-drejtoresh­ë e IKMTIsë dhe kandidate për deputete në listën e Tiranës. Gjithashtu, Bora

Muzhaqi mori postin e zëvendësmi­nistres së Arsimit deri në krijimin e qeverisë së re ku ajo mori postin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Pritet që në ditët në vijim, Kryeminist­ri Rama të vijojë me ndryshimin e zëvendësmi­nistrave, nga të cilët pret detyra të mirëpërcak­tuara brenda dikasterev­e që do të punojnë. Kabineti Rama 2 trashëgon një ekip prej 33 zëvendësmi­nistrash, ndërsa nuk dihet nëse do t'i mbajë të gjithë. Nga zgjedhjet e 25 prillit, një numër zëvendësmi­nistrash kandiduan për deputetë, si Petro Koçi, Etjen Xhafaj apo Toni Gogu. Pas zgjedhjeve të 2017, Kryeminist­rit Rama iu desh të pastronte ministritë e tij nga shumë të punësuar të LSI-së, me të cilën kishte qenë në koalicion qeverisës, por dhe të disa aleatëve të tjerë, si PDIU-ja, eksponentë të së cilës kishin marrë poste të rëndësishm­e.

 ?? ?? Nga një mbledhje e qeverisë
Nga një mbledhje e qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania