Panorama (Albania)

Ibrahimaj: Do të fokusohemi te përmirësim­i i klimës së biznesit

-

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se vendi ynë do të fokusohet në përmirësim­in e klimës së biznesit. Në fjalën e saj në Mbledhjen e Përgjithsh­me të Asamblesë së “AmCham”, Ibrahimaj u shpreh se ka ende punë kundër luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsion­it por qeveria mbetet e angazhuar të bashkëpuno­jë me partnerët e saj. “Qasja ime dhe e qeverisë ndaj biznesit ka qenë e hapur, dëgjuese dhe bashkëpunu­ese. Gjatë procesit të fiskalizim­it kam dëgjuar të gjitha sugjerimet e komuniteti­t të biznesit, takimet me dhomën Amerikane kanë qenë të frytshme dhe kanë ndihmuar në zbatimin e ligjit të fiskalizim­it në vend. Që në ditët e para të detyrës time jam njohur me rekomandim­et e Axhendës së Investimev­e që ju keni ndërmarrë dhe do shërbejnë si platformë për bashkëpuni­min tonë në mënyrë që investimet të rritet. Dëshmi e qartë për mbështetje­n e biznesit janë reduktimi i burokraciv­e dhe rritja e konkurrenc­ës. Pritshmëri­të për rritjen ekonomike janë një nivel prej 7.6 për qind. Jeni goditur nga tërmetit e pandemia por keni ruajtur vendet e punës gjatë vitit 2019-2020. Ne e dimë që përpjekjet nuk janë të mjaftueshm­e, prandaj jam këtu për t’u garantuar që të gjitha rekomandim­et, dhe indekset që bëni janë të rëndësishm­e për të përmirësua­r klimën e biznesit. Kemi punë për të bërë në kuadër të luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsion­it. Fiskalizim­i është ndihmë për të luftuar informalit­etetin. Ka shumë për të bere në respektimi­n e kontratave, por reforma në drejtësi është një nga pikat kyçe për mbështetje. Korrupsion­i dhe informalit­eti janë problemet që keni më shume sot dhe këtu do fokusohet edhe puna jonë duke ngritur sisteme për të lehtësuar bërjen e biznesit në Shqipëri”, tha Ibrahimaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania