Panorama (Albania)

Pas humbjes me Poloninë, Fico kujtohet për stadiumin

Drejtoresh­a e ISHP-së flet për pjesëmarrj­en e 22 mijë tifozëve në stadium. Paralajmër­on shtim të rasteve të infeksioni­t

- TIRANE

Pjesëmarrj­a e rreth 22 mijë tifozëve në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e së martës mes Shqipërisë dhe Polonisë mund të çojë në rritjen e shifrave të infeksioni­t.

Paralajmër­imi u bë nga drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik njëherazi anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Albana Fico. Nga Universite­ti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan Fico tha se çudia do të ndodh nesër, me më shumë të prekur nga COVID-19, më shumë të shtruar në spital dhe me më shumë fatalitete. “Kjo vjen për masa që nuk respektohe­j. Për faktin se shkohet tek arena me 22 mijë tifozë. Pritet nesër çudia historike. Në fakt, pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër. Me përgjegjës­i personale ju them se kemi rritje të rasteve dhe në moshat deri në 30 vjeç, ata njerëz që mund ta kenë kaluar dhe pas 5-6 muajsh kanë dëme. Post COVID-in ne nuk e kemi të studiuar. Shifrat sot janë të qarta, ka popullata të tëra të vaksinuara dhe ka akoma infektime por nuk ka vdekje, pasojat e ‘Long COVID’-it janë një kosto shumë e madhe”, tha Fico.

KONTRADIKT­A Por në fakt, çudia më e madhe është kjo deklaratë, që vjen pas humbjes së ndeshjes. Nëse qeveria apo Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shqetësohe­j për situatën, atëherë do të vepronte në kohë, duke ndërmarrë masa për ta parandalua­r grumbullim­in e 22 mijë tifozëve. Por, një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi, por për më tepër mbushja e stadiumit mori dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësi­së. Një ditë para ndeshjes, Federata e Futbollit dha lajmin për shitjen e 22 mijë biletave, ndaj edhe mbushja e stadiumit nuk ishte e befasishme.

VAKSINIMI Prej së hënës, Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë nisur një tur nëpër të gjitha universite­tet publike dhe private në vend për të bindur studentët që të vaksinohen. Sipas udhëzimit të ndryshuar të Ministrisë së Shëndetësi­së, pedagogët dhe studentët janë të detyruar që për të marrë pjesë në auditorë, të paraqesin certifikat­ën e vaksinimit, në të kundërt do të duhet që një herë në javë të kryejnë testin për të konfirmuar që nuk janë të infektuar e për pasojë, nuk paraqesin rrezik për të infektuar të tjerët.

 ?? ?? Albana Fico, dje në Elbasan
Albana Fico, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania