Panorama (Albania)

DEBATI, KOMISIONI PËR BECCHETTI-n

-

Edi Rama: Keni bërë një kërkesë për të ngritur një komision hetimor. Citoj: “Që të zbardhë plotësisht të gjitha veprimet e mosveprime­t e paligjshme të organeve të pushtetit ekzekutiv”. Thoni që në fillim, në muajin prill 2021, opinioni publik u njoh me vendimin “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë” të marrë nga Qendra për Zgjidhen e Mosmarrëve­shjeve. Mund të ma tregoni vendimin me të cilin ju jeni njohur? Gazment Bardhi: E ka nxjerrë ministria juaj e Drejtësisë. Edi Rama: Kjo që bëni ju konsideroh­et vepër penale, se sipas gjykatës, nuk flas unë, bërja publike e të dhënave konfidenci­ale me qëllim krijimi të panikut dhe dëmtimin e interesave të vendit në lidhje me një procedurë akoma në proces. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidenci­al, jo sipas meje, as sipas nesh, por sipas vetë gjykatës. Prandaj, ju, në radhë të parë, në kërkesën tuaj nuk shpjegoni burimin zyrtar, publik. Gazment Bardhi: Është Ministria e Drejtësisë shqiptare. Edi Rama: E dyta, as në prill 2021 dhe as sot vendimi konfidenci­al, - i klasifikua­r nga gjykata si i tillë, sepse çdo vendim i asaj gjykate që nuk është i mbuluar nga konfidenci­aliteti është në faqen e gjykatës, - shkoni te faqja e gjykatës e nëse ju del vendimi aty, flasim prapë. Opinioni publik është njohur me paragrafë pikërisht përpara zgjedhjeve për atë luftën kundër regjimit dhe e patë vetë se si shkoi ajo luftë. Ndërkohë, kërkesa juaj thotë: “Është e qartë që Shqipëria tani do të paguajë”.

Gazment Bardhi: Shqipërisë i është sekuestrua­r një pronë në Bruksel. Edi Rama: Ka mundësi të mos më ndërprisni? Gazment Bardhi: Po mos i gënjeni shqiptarët. Edi Rama: Të pretendoni të korrektoni në ecje e sipër fjalët që them unë apo që themi ne, ndërkohë që zotëria është “out of control” e askush nuk pretendon nga ana jonë që t’i bëjë thirrje në ecje e sipër të kontrolloh­et se e kemi shumë të qartë që është në hall, ky është kulmi. Përtej retorikës, është një proces penal në Prokurorin­ë e Tiranës ku priten të thirren dëshmitarë ku prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohe­t. Ky personi që mbroni ju është në kërkim. Komisionin në fjalë ju do ta harroni se komisioni nuk bëheni.

Lulzim Basha: Ata pak studentë të psikologji­së që mund ta kenë ndjekur fjalën, e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet “projektimi”, e ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain për të cilat ia ka kaluar në të gjitha drejtimet e këqija. S’i është afruar asnjëherë në gjërat e mira që ai ka bërë për këtë vend. Por çfarë ka pasur të këqija dhe vese i ka pasur 500 herë më të mëdha. Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Becchetti-n sot. Ti që ke marrëdhëni­e të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri, sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainës në të gjithë Europën Perëndimor­e. Arrestoje Becchetti-n, por nga ana tjetër, ti je i dënuar me vendim që ti nuk e fsheh dot, nga Ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston. Bashkë me interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që thotë është në kërkim.

Edi Rama: Ai thoshte sa herë dilte këtu “edhe studentët e mjekësisë”, ti e bërë “të psikologji­së”. E kalove te studentët e psikologji­së. Ai vinte diagnoza kur bënte replika me mua, ti vure diagnozë sot, prapë. Por këto janë gjëra shumë të ulëta. Pastaj bëre po të njëjtën gjë që bënte ai. Por ai ishte autori i një dosjeje të fabrikuar nga A-ja te Zh-ja, së cilës i ka dalë përfundimi­sht edhe rrënja e së vërtetës në lidhje me djalin tim. Ti e rimerr këtu pas 30 vjetësh dhe më tregon mua prindin dhe të gjithë këta të tjerët duartrokas­in. E kupton sa poshtë je! Me këto do ta ringresh? Ke që në 2013-ën që thua “do të ringrihemi, është dita e fundit, është ora e fundit”... Është kambana, është tik-taku, është sahati, është alarmi dhe kur vjen puna, gdhihet dita dhe prapë nga humbja në humbje. Me këto do bësh ti opozitë? Duke iu referuar ustait tënd, duke folur si ai.

Lulzim Basha: Mos guxo as ti, as langot e tu të provokojnë opozitën. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, siç e njeh një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre me të cilët darkon e drekon, kriminelët e kam fjalën, qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish-ministrin e Brendshëm, që ndryshe nga ministri yt i Brendshëm i tanishëm, i mëparshëm e i mëparshëm, ju tregonte vendin, nuk bënte pazare me ta. Në qoftë se nuk do të provokosh një reagim të tillë, thuaju langonjve të vetëpërmba­hen kur i drejtohen kësaj opozite. Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e çoi nga 7.2 në 9.4 lekë? Unë e çova? Kush e çoi në 2014-ën apo 2015-ën?

Edi Rama: Energjia paguhej me dy fasha. Ishte një fashë që gjoja mbronte ata të pamundurit që konsumonin 300 kilovatë dhe nuk ishte 7.2, që të jemi të saktë, - por te shifrat mbas presjes ti e ke tolerancën unlimited, se ti edhe para presjes je i qametshëm, - ishte 7.7 dhe për të gjithë të tjerët, përfshi gjithë konsumator­ët familjarë, që nuk hynin tek ajo shtresë, ishte 13.2 lekë çmimi i energjisë. Rezultonte që në atë fashën poshtë me 7.7 kishte hyrë kuçi dhe maçi, duke mbyllur sytë “hajde se këta janë tanët” dhe ishin që nga drejtorë policie deri biznesmenë me vila, të regjistrua­r si familjarë në nevojë, madje edhe fabrika të regjistrua­r si familjarë në nevojë.

Lulzim Basha: Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburanti­t me taksën “Rama”? Dikë këtu e detyroi që të firmoste VKM-të, se kishe frikë se shkoje në burg dhe detyroje atë të firmoste VKM-të ditën dhe shante qeverinë natën. Të dilte të gënjente. Kujt t’i djegë, lë të qeshë. Doli tha është taksa që ka vendosur PD-ja. Jo more jo. Transferim­i i taksës së qarkullimi­t në taksën e karburanti­t ishte 7 lekë bashkë me TVSH-në 8.4. Kush ia shtoi 240 lekë karburanti­t? Ishte 8.4, kush ia shtoi? Ky këtu. Prandaj karburanti edhe javën e kaluar, se tani nuk e kemi kontrollua­r, ishte më i shtrenjtë se në Austri, prej këtij këtu. Pse të ra heshtja në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburanti­t futet kontraband­ë? Do emra ti? Emra do? Ti them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zamiri të mori për tunelin e Llogorasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që s’u dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administra­tori i pasurive tua? S’të vjen mirë ty. Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbari koha e teatrit!

Edi Rama: Për sa i përket çështjes së kontraband­ës, the të jap emra. Akuzove një person për kontraband­ë dhe more duartrokit­je, por përsëri ka shifra, Lulzim. Nuk është që i ve ti një përqindje dhe thua kaq për qind po e rris kontraband­ën se u rrit intensitet­i i luftës. Në vitin 2013, po të marr edhe vitin 2012 që të mos fus atë 2-muajshin e fundit kur ishim ne, ju zhdoganoni­t 313 mijë ton naftë. Tani që flasim është zhdoganuar 481 mijë ton. Atëherë, si e nxjerr 30% dhe akuzon drejtpërdr­ejt një subjekt. E bën edhe në mënyrë folklorike. Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë. Asnjëherë! Nëse ju nxirrni këtu që unë të kem marrë nëpër gojë njerëz e të kem përdorur të tjerë që janë në punën e tyre për të bërë politikë, ma thoni kur, si e qysh e kam bërë këtë gjë. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba, Lulzim. Për ta mbyllur me çmimin e kar

Basha:

Mos guxo as ti, as langot e tu të provokojnë opozitën. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë

buran

tit. Unë nuk e kam fshehur kurrë dhe nuk e fsheh as sot. Patjetër, në çmimin e karburanti­t ka një taksë karboni. Pyetja është: Sot në krizë, që janë rritur çmimet, në benzinatë, shqiptarët që shkojnë të blejnë karburant, e blejnë më shtrenjtë sesa e blinin kur ju ishit në pushtet, apo e blejnë më lirë?

Lulzim Basha: Po kë bën për budalla ti, shqiptarët? Kush të foli ty për taksë karboni? Sa herë të kam thënë nga kjo foltore, kush e rriti me 100 lekë plus 20 TVSH në janar të 2014-ës çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri, unë apo ti? Kush e rriti edhe me 120 lekë të tjera 1 vit më vonë? 240 lekë për litër sot shqiptarët, jo taksë karboni, jo, taksa e rritur e qarkullimi­t? Kush ia shtoi? 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortakët e tu. Sepse siç të thashë herën e kaluar, shëndetësi­në e ke futur në gropë, njerëzit i le në çadra dhe u dhe vetëm javën para zgjedhjeve 85 herë më shumë seç u dhe pjesën tjetër të kohës. Debati për energjinë elektrike Lulzim Basha: Në vijim të strategjis­ë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte një borxh i ri. Pra, marrje e miliona eurove të tjera borxh në emrin tuaj, nga xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, për t’iu ngarkuar edhe më shumë, jo pak, por 200 milionë euro borxh. Te dielën në drekë doli si lugat dhe tha: Krizë që vetëm pak ditë më parë dhe pak ditë më pas asaj të diele të shtrinte dorën edhe një herë për ta zhytur Shqipërinë edhe më thellë në borxh. Kjo shifër e lartë nuk do të vijë te ju, as te familjet tuaja, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicio­n të OSHEE-së, bandës më të madhe të patronazhi­stëve dhe kryekrimin­elit Ardian Çela.

Edi Rama: Është e njëjta gjë që bën qëkur ke hyrë në këtë sallë si kryetar i opozitës, përsërit të njëjtën gjë, duke shpresuar në një rezultat tjetër, merr po atë rezultat dhe vazhdon përsëri të njëjtën gjë. Përsëri sot përsërite përsëritje­n si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëv­e që ne kemi vajtur të marrim 200 milionë borxh, ndërkohë që para një jave u the u rit çmimi i energjisë, ashtu sikundër u the dhe e the edhe sot, ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston. Ka krizë e madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi, do ta shikoni në ditët në vijim, që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur eksponenci­alisht, por problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës në raport me kërkesën. Të gjitha këto situata duhen përballur dhe teoria që të gjithë duhen mbrojtur, madje solle këtu në vëmendje edhe sipërmarrë­sit e mëdhenj, që në fillim të fjalimit i quan oligarkë, pastaj thua janë punëdhënës. Edhe ata, sipas zotërisë tënde, u dashkan mbrojtur. Patjetër, të gjithë duhen mbrojtur, por nga dalin këto të ardhura që duhen për t’i mbrojtur të gjithë? Megjithatë kjo është temë tjetër. Ne po përgatitem­i e shumë shpejt do të bëjmë një konsultim kombëtar me shqiptarët, se kush duhet ta mbajë barrën e si duhet të shpërndahe­t barra e kësaj krize.

Lulzim Basha: Të gjitha këto shpërdorim­e duhet të hetohen me përparësi. Ndaj, në mungesë dhe në memecëri, të SPAK çilimkuqit, ne do të depozitojm­ë nesër kallëzimin penal për t’ia vënë para fytyrës ato që në fakt duhet të ishin subjekt hetimi për shkak të detyrës dhe për shkak të fakteve të bëra botërisht. Sepse korrupsion­in dhe papërgjegj­shmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht, kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsion­it që ka kapur prej fyti çdo familje shqiptare, që ka kapur vendin tonë. Kriza ekonomike Lulzim Basha: Përtej sektorit energjetik, ajo që po ndodh me ekonominë publike dhe financat publike është po kaq e rëndë. Është Fondi Monetar Ndërkombët­ar, i cili duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marramendë­se të 50% të prodhimit të brendshëm bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre shkon në një masë të madhe për projekte klientësh të këtij dhe qeverisë së tij.

Edi Rama: FMN-në e kam këtu përpara, në deklaratën në përfundim të misionit dhe po e citoj shumë shkurtimis­ht: “Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshm­ëri të konsiderue­shme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm”.

Lulzim Basha: Një borxh publik jashtë kontrollit ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrj­eve, për arsyen e thjeshtë sepse prioriteti nuk janë ata, por oligarkët me të cilët ndan pushtetin dhe buxhetin.

Edi Rama: Nga e nxjerr këtë konkluzion? Ne dalim në tregjet e kapitaleve për pak. Nëse ne do të kishim borxhin publik jashtë kontrollit, në tregjet e kapitaleve, që nuk duan të dinë fare si e ke emrin, as me kë je, as sa ke në xhep, nuk do të marrim dot financim.

Lulzim Basha: Po e ilustroj me tri raste flagrante. Vetëm midis shtatorit dhe tetorit u kanë krijuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej afro 40 milionë eurosh. Për ndërtimin e tunelit të Llogorasë kanë përzgjedhu­r kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës kanë përzgjedhu­r ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? 3 blerje të energjisë me çmime më të larta se ato të bursës. Siç i shpjeguam për ditë me radhë, 10 milionë euro më shumë se sa është në treg energjia.

Edi Rama: Mbi ç’bazë? Këto çmimet e rrugëve në fakt nuk ke treguar se i kupton, e ke treguar që me çmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër sesa me aritmetikë­n. Në ndërkohë, nëse u referohemi shifrave, ka një ndryshim të madh shumë midis çmimit të kontratës dhe përfundimi­t të punimeve për kontratat që bënit ju, ku është arritur në rekorde botërore që një rrugë të kapërcejë më shumë se dyfish fondin limit. Ndërkohë që sot, - nuk je informuar se pllaka e gramafonit është regjistrua­r në 2013-ën. Të paktën prodho një pllakë të re, me ca melodi të reja, se u bë i njëjti avaz që në 2013-ën. Aq më tepër tani të duhet një pllakë e re se “la voce del padrone”. The “do blejnë drona”. Jo, “do blejmë drona”, do të çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë. E jo në mandatin tjetër, vitin tjetër, “Albania One”, “Albania Two” në orbitë. Do t’i çojmë edhe ato, sepse për ne ky vend nuk është “tokë e xanun” dhe zhvillimi nuk është që 7 mrekulli pati bota dhe të 8-ën e sollët ju që, siç tha ai i “Foltores”, bënë të mundur ndërtimin e parë pa leje të një qyteti të tërë. Kjo ka qenë pretendim për t’u futur si mrekullia e 8-të e botës. Ne nuk jemi ju. Sigurisht, na keni lënë një situatë që do kohë, do durim për të pastruar këtu, për të pastruar atje. Nuk mbaron, por ne shohim shumë larg. Jua them sërish, dronë po e po, por edhe satelitë në mënyrë që kontrolli mbi territorin, kontrolli mbi trafiqet, kontrolli mbi kufijtë, kontrolli mbi shumëçka të kalojë në nivelin e teknologji­së. Ervin Salianji: Po vetë kur do të fluturosh? Belind Këlliçi: Herës tjetër do të na thuash që ke hapur tenderin për Rrugën e Qumështit.

DEBATI NË KUVEND Lindita Nikolla: Koha e diskutimev­e për sot është 360 minuta dhe ndahet në mënyrë përpjesëti­more midis grupeve në Kuvend. Referuar këtij minutazhi nga të cilat 190 minuta i ka grupi parlamenta­r i maxhorancë­s, Grupi Parlamenta­r i PD-së ka 113 minuta, grupi Aleanca për Ndryshim ka 18 minuta, Grupi Drejtësi dhe Integrim ka 18 minuta dhe deputetët jashtë grupeve parlamenta­re kanë 20 minuta.

Alfred Rushaj: Kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullore­s së Kuvendit. Rregullorj­a parashikon të drejtën e deputetit të flasë 10 minuta. E kuptojmë që nuk doni të na lini të flasim, që të themi ato gjëra që duhet të themi, por kjo nuk është diçka që mund ta vendosni ju, e ka vendosur rregullorj­a, prandaj shfuqizohe­ni atë vendim.

Lindita Nikolla: Është një vendimmarr­je e marrë në Konferencë­n e Kryetarëve dhe kemi vetëm tagër ta zbatojmë atë.

Gazment Bardhi: Nuk është në tagër të Konferencë­s së Kryetarëve. Rregullorj­a është i vetmi dokument që rregullon bashkëjete­sën tonë në sallën e Parlamenti­t. E nisni këtë seancë nuk më intereson çfarë thotë rregullorj­a, më intereson çfarë vendimi ka marrë Taulant Balla. Konferenca e Kryetarëve vendos për një çështje konkrete, por nuk mund t’i hiqni të drejtën e fjalës çdo deputeti. Ne jemi këtu për të përfaqësua­r interesin e qytetarëve. Nuk ka ndodhur që deputetëve të opozitës tu thuhet do flisni gjithsej 100 minuta. Ndërkohë që rregullorj­a na ka njohur të drejtën të flasim 630 minuta. Duhet të ndërprisni tani seancën të thërrisni Konferencë­n e Kryetarëve dhe të shfuqizoni atë vendim. Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja! Na sqaroni cila është arsyeja që e keni marrë këtë vendim. Çfarë argumenti keni që u keni kufizuar të drejtën e fjalës opozitës. Ua ka kërkuar Edi Rama, nuk është argument ky.

Lindita Nikolla: Jemi në kohë pandemie.

Gazment Bardhi: Nuk ka lidhje me pandeminë, 22 mijë tifozë në stadium… Kush ju ka thënë që po të rrimë në sallë 800 minuta na zë virusi. Kush ju ka thënë që virusi përhapet në sallën e Parlamenti­t dhe nuk përhapet në stadium.

Taulant Balla: Është rënë dakord që deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputetëve si rregull i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve ne kemi dakordësua­r t’i kthehemi punës në komisione pa asnjë limit e po me konsensus është rënë dakord dje që të shtohet një orë për shumën e çështjeve. Sot, në Strasburg në PE 700 eurodepute­të do kenë 4 orë kohë diskutimes­h. Jemi në pandemi botërore, të gjitha parlamente­t, s’ka një në

Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të reduktuar qëndrimi në seancë plenare. Kuvendi i Shqipërisë, apeli im është t’i bindemi asaj kërkese që ne ia bëjmë qytetareve po kemi deputete që s’e kanë kryer ende, procesin e vaksinimit. Kur të kemi situatën nën kontroll edhe brenda kësaj salle do ecim hap pas hapi. Mos abuzoni duke iu referuar rregullore­s. E kuptoj mund të keni halle të tjera por kjo seancë do zhvillohet sipas këtij vendimi, jam shpresë plotë se në fund të kësaj seance do kemi dakordësi për disa çështje të rëndësishm­e që në fund të fundit ka filluar të ketë një dialog konstrukti­v shumicë pakicë në Kuvend.

Petrit Vasili: Ju them paraprakis­ht që censurën e të folurit harrojeni. Së pari, ju cituat se edhe në kërkesën që unë ju kam bërë, kam folur mbi ndarjen e kohës që duhet të flasin deputetët. Nuk ka thënë ky thelbi i fletës sime, pasi ky tekst letre nuk ka të bëjë me ndarjen e kohës së diskutimit për deputetët. Thelbi i saj ka qenë që koha nuk negociohet. Dy gjëra janë të patjetërsu­eshme në këtë sallë, e drejta e votimit dhe koha për të folur 10 minuta. Dy fjalë lidhur me pandeminë. Po ju flas në emër të profesioni­t. Këtu kjo sallë është një sallë pro pandemisë. Nëse do respektohe­shin rregullat anti-Covid, aty lart do të ishin 4 vetë nëse do të respektoni­n distancën. Boll e përdorët pandeminë në këtë mënyrë të shëmtuar për të arritur qëllimet tuaja. Se koha diskutimit në këtë sallë përhap virusin dhe ndikon në pandemi është një marrëzi. Këtu shiko sa jemi në sallë, nuk po flas për historinë e stadiumit dhe inaugurimi­n e “Opera-s”, po shikoni parlamenti­n, sa persona jemi dhe a respektohe­n ato rregulla. Kutia e votimit dhe koha e fjalës 10 minuta për deputetët e deri në 20 minuta, këtu nuk ka interpreti­m dhe as kryetar të grupeve parlamenta­re e as ai që jep urdhra sado i marrë që të jetë.

Lindita Nikolla: Koha e diskutimev­e mbaroi, fjalën e ka z. Eduart Shalsi.

Luçiano Boçi: Zonja kryetare, po e kërkojmë fjalën për procedurë.

Oerd Bylykbashi: Ne po kërkojmë fjalën për procedurë, ç’është kjo!

Lindita Nikolla: Kaq ishte koha! Luçiano Boçi: Dua të marrë fjalën për procedurë! A shef, a dëgjon ti moj? Mos i jep fjalën atij, e kërkova unë për procedurë.

(Eduard Shalsi fillon fjalën e tij. Deputetët e opozitës i bien tavolinës. Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi largohen nga salla për t’u rikthyer më vonë).

 ?? ?? Basha dhe Rama, dje gjatë debatit në Parlament
Basha dhe Rama, dje gjatë debatit në Parlament
 ?? ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi
 ?? ?? Alfred Rushaj
Alfred Rushaj
 ?? ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania