Panorama (Albania)

Nga debati për procedurë te kufizimi i kohës për opozitën, çfarë ndodhi në seancë

Bardhi: Ua ka kërkuar Edi Rama? Opozitës s’mund t’i mbyllet goja! Balla: Mos abuzoni duke iu referuar rregullore­s.

-

Partia Demokratik­e kundërshto­i ndarjen e kohës së diskutimev­e në seancën e djeshme duke pretenduar se maxhoranca po tenton t’i mbyllë gojën. Nisja e seancës së djeshme parlamenta­re nisi me përplasjen për kohën që deputetët opozitarë kishin në dispozicio­n për të folur pasi ndarja e saj midis grupeve nuk ishte e barabartë. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD-së, Gazment Bardhi, dhe kreu i grupit parlamenta­r Alfred Rushaj kërkuar respektimi­n e rregullore për ndarjen e kohës, duke pretenduar që opozita ka një minutazh shumë më të vogël se maxhoranca. Bardhi e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, se me urdhër të Ramës po i mohon opozitës të drejtën e fjalës duke tentuar t’i mbyllë gojën. Nga ana e saj, Nikolla iu përgjigj se ky ishte një vendim i Konferencë­s së Kryetarëve

dhe ishte marrë me dakordësi, ndërsa duhet të respektojë edhe masat për pandeminë. Nga ana e tij kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, kërkoi nga opozita të mos abuzojë duke iu referuar rregullore­s dhe respektimi i kushteve për shkak të pandemisë do të respektohe­n. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikola i dha fjalën deputetit të PS-së, Eduart Shalsi, për të vazhduar me diskutimet, deputetët e opozitën kërkuan fjalën për procedurë, ndërsa kryetarja insistoi me vazhdimin e diskutimev­e. Deputeti i PD-së Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, ndërsa iu drejtua kryeparlam­entares se a sheh apo dëgjon që ai ishte duke kërkuar fjalën sipas rregullore­s. Pas vazhdimit të diskutimev­e, deputetët e opozitës në shenjë kundërshti­e, nisën t’i binin tavolinës.

 ?? ?? NGA SEANCA E DJESHME NE KUVEND
NGA SEANCA E DJESHME NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania