Panorama (Albania)

Duma: “Becchetti” dëm prej 120 milionë eurosh, aq sa paketa e krizës së energjisë

- Grida Duma Jorida Tabaku

Nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma, ka deklaruar se çështja “Becchetti” i shkakton 120 milionë euro dëm buxhetit të shtetit, sipas saj, e njëjtë me paketën që qeveria do të vendosë në dispozicio­n për përballimi­n e krizës energjetik­e. “Është habi e madhe si vini këtu dhe na kërcënoni ne për vjedhjet tuaja. Keni gjetur një çengel, avokatura e shtetit. Çështja në arbitrazh është mbyllur, 120 milionë do paguhet nga Shqipëria. Ndaj kemi kërkuar komision hetimor sa parlamenta­r, aq dhe politik. Ju kërkoni mosndërhyr­jen tonë për ndërhyrjen tuaj. Dhe na thoni se ku e kemi gjetur vendimin. Kemi një dëm 120 milionë euro aq sa është dhe paketa juaj për përballimi­n e krizës energjetik­e. Sepse ne vuajmë shpesh nga memoria e shkurtër, për të kujtuar se si keni ndërhyrë ju. Ky individi që po trajtohej çështja “Becchetti”, del në emisione dhe thotë se na ka bërë dëm. Është një sagë mashtrimes­h për hakmarrje politike”, tha Duma. Nga ana e saj deputetja Jorida Tabaku deklaroi se rritja e borxhit publik me 100 milionë euro, nuk ka lidhje me pretendime­t e maxhorancë­s socialiste për vaksinat dhe përballimi­n e situatës së lindur nga pandemia, por bëhet për të paguar PPP-të dhe oligarkët. “Çfarë ka sot rritja e borxhit me 110 milionë euro?! Ka 1 milionë për vaksinat. Ka për Teatrin Kombëtar. Janë duke sfiduar edhe Gjykatën Kushtetues­e duke i dhënë fonde Bashkisë së Tiranës për Teatrin Kombëtar. Janë duke kaluar fonde për mirëmbajtj­e për AKSH-in. Janë duke kaluar fonde dronët. 38 akte normative, ndryshime kanë bërë vitin e kaluar, tha këshilltar­i i presidenti­t, 28 këtë vit. Çfarë është kjo?! Është paaftësi?! Është arrogancë?!”, tha Tabaku dje në Kuvend.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania