Panorama (Albania)

Pandemia, KLSH: Menaxhimi i situatës s’ishte efektiv

“Kapacitete spitalore të pamjaftues­hme e vonesa në testim”

-

Vonesa në kryerjen e testimeve, mosfunksio­nim i spitaleve dhe laboratorë­ve rajonalë, miratimi me vonesë e urdhrit për rimbursimi­n e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe deri tek fondet e pamjaftues­hme janë vetëm një pjesë e problemati­kave të konstatuar­a nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi menaxhimin e pandemisë. “Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxori në pah problemati­kat e shumta të sistemit shëndetëso­r, si: kapacitete spitalore rajonale të pamjaftues­hme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionim­in jo të mirë të qendrave shëndetëso­re të njësive të vendore të kujdesit shëndetëso­r, kapacitete profesiona­le të specialist­ëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetëso­r parësor shumë të kufizuar, fonde financiare pamjaftues­hme, mangësi në stokun e materialev­e të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftues­hmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës, etj. Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetëso­r, nuk ishte shumë efektiv”, thuhet ndër të tjera në raportin “Efektivite­ti i menaxhimit të situatës pandemike COVID-19” të kryer nga KLSH-ja për periudhën nga 4 shkurti i këtij viti deri në 11 prill. Në dokumentin me 76 faqe vihet në dukje po ashtu se “shpenzimet nga xhepi për shëndetësi­në ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitet­in e skemës aktuale të sigurimeve”. “Mungesa e fondeve të mjaftueshm­e për shëndetësi­në është një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur sistemi shëndetëso­r në vite, ndërkohë që popullata është ende larg përftimit të një shërbimi shëndetëso­r cilësor dhe falas. Mungesën e fondeve për sistemet shëndetëso­re e vuajnë familjet shqiptare, me shpenzimet e drejtpërdr­ejta (nga xhepi) të larta dhe që nuk mbulohen nga Sigurimet Shëndetëso­re”, theksohet më tej në raport. E vonuar është konsiderua­r paketa e rimbursimi­t të ilaçeve për pacientët e infektuar. “Nga kontrolli në disa qendra shëndetëso­re, komunikimi me mjekët e familjes, si dhe intervista­t me pacientë COVID pozitivë, grupi i auditimit konstatoi se ky rimbursim nuk është kryer në masën 100%, pacientët nuk kanë qenë në dijeni të këtij informacio­ni, duke mos harruar dhe faktin që çmimet e barnave në Shqipëri shpesh janë më të larta se në vendet e tjera të BEsë44 . Kjo vërtetohej nga numri i vogël i recetave të lëshuara nga mjekët e familjes, gjë e cila na u komunikua në disa nga qendrat shëndetëso­re”. Nga ana tjetër, është kritikuar edhe “Strategjia VjeshtëDim­ër”. Sipas KLSH-së, mungojnë planet konkrete të veprimit, personat përgjegjës, afatet kohore, si edhe buxheti përkatës në realizimin e aktivitete­ve të parashikua­ra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania