Panorama (Albania)

GJKKO rrëzon kërkesën për pezullimin e ekzekutimi­t të vendimit për Llallën

- Sokol Topçiu

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimi­t të vendimit për dënimin e ish-kryeprokur­orit Adriatik Llalla me dy vite burg. Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimi­t të vendimit ishte bërë ditën e premte nga avokati i ishkryepro­kurorit, për shkak të gjendjes shëndetëso­re të këtij të fundit. Më 8 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar përfundoi procedurat ligjore dhe shpalli në kërkim ndërkombët­ar ishkryepro­kurorin Adriatik Llalla, tashmë i dënuar me 2 vite burgim. Një ditë para Policia i ktheu përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën pas kërkimeve që rezultuan pa sukses. Policia i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it, ku e informon se ish-kryeprokur­ori nuk është gjetur. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikime­t me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar Prokuroris­ë së Posaçme që të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombët­ar. Nga verifikime­t, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar. SPAK është detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga Policia. SPAK i është përgjigjur shkurtimis­ht interesimi­t të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se: “SPAK-u është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”. Ish-kryeprokur­ori, Adriatik Llalla, për të cilin është firmosur një urdhër arresti më 22 shtator, ditën kur Apeli i dha formë të prerë vendimit të dënimit të tij me 2 vite burg, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria më 9 shtator. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ai është larguar nga Rinasi në drejtim të Italisë, por nuk dihet se cili ka qenë destinacio­ni i tij përfundimt­ar. Edhe pse formalisht, duke qenë se të paktën zyrtarisht Llalla nuk ndodhet këtu, nga verifikime­t e Policisë

në adresa të ndryshme, ai nuk është gjetur. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, SPAK-u i kërkoi Policisë arrestimin e Adriatik Llallës dhe në mbrëmje, pak orë pas vendimit, ata zbarkuan në shtëpinë e tij por pa e gjetur. Në një kohë kur ende nuk është konfirmuar nëse është arratisur apo është larguar për shkaqe shëndetëso­re nga Shqipëria, burimet thanë se Llalla nuk do shpallet vetëm në kërkim kombëtar, por me shumë mundësi pritet të shpallet edhe në kërkim ndërkombët­ar, duke qenë se është konfirmuar nga sistemi TIMS, se ai është larguar jashtë Shqipërisë, por nuk dihet vendi final i tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania