Panorama (Albania)

ADMINISTRA­TORË

-

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërkohë që e njëjta masë u dha edhe për 4 të arrestuar të tjerë, Blerim Bitri, Florian Marku e Florian Lila administra­torë farmacie dhe Bashkim Osmani, administra­tor i një depoje farmaceuti­ke. 57vjeçari Topçiu përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontraband­ë gjatë periudhës së pandemisë së koronaviru­sit. Pas më shumë se një viti hetime, grupi u zbulua e vetëm pak ditë më parë dhe Policia e Tiranës u vendosi prangat për shkeljet e bëra. Këta persona në bashkëpuni­m me njeri tjetrin dhe me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu, e cila dyshohet se i sillte mallrat kontraband­ë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj, shisnin medikament­et që futeshin pa u regjistrua­r dhe e që kryesisht përdoreshi­n për trajtimin e Covid-19. Referimi është bërë nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në Prokurorin­ë e Tiranës subjektesh farmaceuti­ke janë nën hetim për kontraband­e ilaçesh gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Katër prej tyre u arrestuan gjatë operacioni­t “Përfitimi” nga Policia e Tiranës për “Prodhim dhe tregtim të barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikua­ra ose të rrezikshme për shëndetin” dhe më pas, hetuesit kanë bërë blerje të stimuluara me agjentë të infiltruar në disa raste. dyshohet se këto ilaçe nga 20 dollarë që u sollën në Shqipëri u shitën më pas deri ne 50 mije leke. Gjithsej janë 12 administra­torë subjektesh farmaceuti­ke nën hetim për kontraband­e dhe hetimet vazhdojnë. OPERACIONI “PËRFITIMI” Ditën e premte, Policia e Tiranës finalizoi operacioni­n e koduar “Përfitimi”, pas një hetimi që zgjati 10 muaj. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Oficerët e Antikrimit Ekonomik në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pas një hetimi 10-mujor, zhvilluan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve: Blerim Bitri, 40 vjeç, administra­tor i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administra­tor i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontraband­ë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administra­tor i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administra­tor i një depoje farmaceuti­ke. “Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, shisnin medikament­e të dyshuara kontraband­ë. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërkohë, për llogari të të njëjtit operacion, u arrestua edhe Sokol Topçiun, 57 vjeç, administra­tor i “Farmanet”. “Në vijim të operacioni­t policor të koduar ‘Përfitimi’, finalizuar me datë 08.10.2021, nga Policia e Tiranës, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacioni­t, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe shërbimet e Komisariat­it të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administra­tor i një rrjeti farmaceuti­k. Ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikament­e të dyshuara kontraband­ë”, njoftonte Policia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania