Panorama (Albania)

Vrau burrin me sqepar, mbyllet dosja për 59-vjeçaren

Krimi i rëndë në nëntor 2020 në Sanxhak të Kurbinit. Llesh Deda vdiq në spital pas 15 ditësh, gruaja u vetëdorëzu­a në Polici

-

Gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë dhe ka kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të një 59vjeçarej­e, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshor­tin e saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit. Drane Deda, e cila vijon të jetë me masën e sigurisë “Arrest me burg”, akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhëni­es familjare”. Mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshor­tin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

NGJARJA Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshor­tëve, të cilët janë prindër të dhjetë fëmijëve, kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje burri e kishte dhunuar gruan. Në debat e sipër, gruaja ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka marrë një sqepar, duke e goditur në kokë bashkëshor­tin e saj. Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, ajo është larguar nga shtëpia dhe është vetëdorëzu­ar në Polici, duke treguar atë çfarë kishte bërë. Ndërkohë, kanë qenë fqinjë e të afërm të familjes të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe e kanë gjetur burrin e gjakosur në shtëpi, duke e marrë menjëherë dhe dërguar në spital.

KONFLIKTET Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshor­teve kanë qenë të vetëm në banesë. Sipas Policisë, 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshm­e mes tyre, por nuk kishte pasur denoncime në Polici për dhunë në familje. Ata jetonin të vetëm në kushte të vështira ekonomike, në një banese thuajse të shkatërrua­r fare pranë autostradë­s MilotMamur­ras, në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Ditën e ngjarjes, siç ka dëshmuar gruaja më pas në Polici, bashkëshor­ti i saj ishte në gjumë në momentin kur e qëlloi me sqepar. “Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë, mora një sqepar dhe ashtu siç flinte, e kam qëlluar dy-tri herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur”, ka rrëfyer para oficerëve Drane Deda. DËSHMITË E VAJZAVE

Pas ngjarjes së rëndë në familjen e tyre, dy vajzat e çiftit Deda thanë se nëna e tyre ishte dhunuar gjithë jetën nga babai i tyre. Një prej vajzave deklaroi kohë më vonë në “News 24” se babai mbante gjithë kohës një sqepar te koka kur flinte, prej të cilit ironikisht gjeti edhe vdekjen. “Mami na tha ‘për kokë të 10 fëmijëve ai më ka kërcënuar me atë sqepar që unë e vrava. E thashë o unë, o ai’. Babi e mbante gjithmonë një sqepar poshtë krevatit të tij. Mami nuk kishte fjetur fare atë natë. Kanë që nga viti 2001 që nuk flinin më bashkë”, deklaronte vajza, Daniela Deda.

 ?? ?? Banesa ku ndodhi krimi
Banesa ku ndodhi krimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania