Panorama (Albania)

Në proces tharjeje, Policia gjen 25 kg kanabis, 5 në pranga

-

Pukë - Një sasi prej 25 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestrua­r nga Policia e Pukës. Operacioni i koduar “Ars” përfundoi me arrestimin e pesë personave, përkatësis­ht Llesh Lekgegaj, 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje; Kristian Nika, 19 vjeç, banues në FushëArrëz; Mimoza Ndoj, 48 vjeçe, si dhe djali i saj, Donald Ndoj, 18 vjeç. Gjithashtu, në pranga përfundoi edhe Gjela Lekgegaj, të tre banues në Rubik. “Shërbimet e Policisë, bazuar në informacio­net e grumbullua­ra më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administra­tive Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizua­r, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisni­n bimët narkotike për tharje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 25 kg kanabis sativa (bimë në proces tharjeje)”, sqaroi Policia lokale. Operacioni për arrestimin e këtyre personave u ndërmor pas informacio­neve në rrugë operative. “Në vijim të kontrollev­e të njëpasnjës­hme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariat­it Pukë, në bashkëpuni­m me Sektorin për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Shkodër, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor antikanabi­s të koduar “Ars’”, thuhet në komunikatë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpuni­m. s.n

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania