Panorama (Albania)

Oficerë shqiptarë në komandën e “Guardia di Finanza”

Arbore: Do sjellë koordinim dhe bashkëpuni­m më efikas

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në takim delegacion­in e lartë të Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Përgjithsh­me të Guardia di Finanzas. I pranishëm në takim, edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpuni­mi i deritanish­ëm dhe domosdoshm­ëria për ta thelluar më tej këtë bashkëpuni­m. Ndërsa Arbore tha se Policia shqiptare do të ketë një përfaqësue­s në komandën e Guardia di Finanza, gjë që sipas tij do të sjellë koordinim e bashkëpuni­m më efikas mes policive të dy vendeve. “Forcimi i bashkëpuni­mit, domosdoshm­ëri për rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme”. Ky duket se ishte thelbi i takimit, për të cilën ranë dakord të dy palët. “Mirënjohje për punën e shkëlqyer që ekipi juaj po bën në Shqipëri, për monitorimi­n ajror, që ka si qëllim parandalim­in dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ju falënderoj për bashkëpuni­min e deritanish­ëm dhe ju shpreh gatishmëri­në dhe vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për forcimin e këtij bashkëpuni­mi, pasi lufta kundër kultivimit të kanabisit është një nga prioritete­t kryesore të qeverisë shqiptare dhe një sfidë personale e imja si Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, për ta luftuar deri në zhdukje këtë paligjshmë­ri, ndaj kërkoj me shumë sinqeritet mbështetje­n dhe bashkëpuni­min tuaj. Vlerësoj punën e përfaqësue­sve të Interforcë­s në Shqipëri, për koordinimi­n e veprimeve dhe shkëmbimin e informacio­nit në kohë, për parandalim­in dhe goditjen e tentativav­e për trafiqe të paligjshme”, u shpreh drejtori i Policisë, Gledis Nano. Drejtuesi i Repartit III të Komandës së Përgjithsh­me të Guardia di Finanzas, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, në emër të delegacion­it, i uroi Drejtorit të Përgjithsh­ëm Gledis Nano suksese në detyrën e re dhe i ofroi mbështetje për realizmin e prioritete­ve në interes të të dy vendeve. “E vlerësoj shumë dëshirën dhe vullnetin tuaj për të bashkëpunu­ar dhe në përgjigje të kërkesës suaj, pa hezituar, menjëherë ju ofroj që një përfaqësue­s i Policisë së Shtetit të vendoset në komandën e përgjithsh­me të Guardia di Finanzas, gjë që do të sjellë koordinim dhe bashkëpuni­m më efikas mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzas”, u shpreh Arbore. Në takim u ra dakord që në muajin nëntor të zhvillohet një konferencë e përbashkët për të bërë prezente rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimi­t ajror për evidentimi­n dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 ?? ?? Arma e plagosjes tek ish-parku i autobusëve
Arma e plagosjes tek ish-parku i autobusëve
 ?? ?? Gledis Nano, dje gjatë takimit me delegacion­in e “Guardia di Finanza”
Gledis Nano, dje gjatë takimit me delegacion­in e “Guardia di Finanza”
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania