Panorama (Albania)

Konflikti me armë te parku, pranga njërit nga të plagosurit

Policia zbardh ngjarjen, ndalon dy autorët e dyshuar dhe një e shpall në kërkim. Arrestohet në spital edhe Aleksandër Nikolla

-

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela.

Policia tha dje se brenda pak orëve u kapën dhe u vunë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe u shpall në kërkim autori i tretë i ngjarjes, të tre me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Në pranga u vu edhe njëri prej të plagosurve, për veprën penale “Moskallëzi­m krimi”, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje.

POLICIA Policia e Tiranës tha dje se specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë nr. 2, në bashkëpuni­m me strukturat hetimore të Policisë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, kanë bërë të mundur identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretish­t shtetasit: Farjon Palushi, 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”; Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. U shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhetani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. “Këta shtetas, ditën e djeshme (të mërkurën), rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ me rrugën ‘Frosina Plaku’, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolla, 28 vjeç dhe Xhulio Vela, 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur”, tha zyrtarisht Policia. Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i të plagosurit Aleksandër

Nikolla, 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzi­m i krimit”. “Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarj­e nga autorët e dyshuar. Nën drejtimin e Prokuroris­ë, vijon puna hetimore për dokumentim­in e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

HETIMI Ka dyshime se konflikti ka nisur mes dy grupeve të rinjsh, ku pas debatit verbal sherri ka degjenerua­r në përdorimin e armëve të zjarrit. Të rinjtë janë konfliktua­r në trotuarin pranë një pallati. Nga kjo ngjarja mbetën të plagosur 28-vjeçari Aleksandër Nikolli dhe 26vjeçari Xhulio Vela. Policia njoftoi zyrtarisht se në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorit. Njëkohësis­ht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifiki­min e autorit dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia e kryeqyteti­t të mërkurën.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi plagosja tek ish-parku i autobusëve
Vendi ku ndodhi plagosja tek ish-parku i autobusëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania