Panorama (Albania)

Do provokoni sërish?! Mustafa Nano flet për shfaqjen e re: Flas troç

“E kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj tyre: Le të lëndohen! Liria e shprehjes e nënkupton lëndimin e secilit prej nesh”

- Mustafa Nano

Mustafa Nano rikthehet pas dy vitesh me “One Man Show”-n e radhës me stand up komedinë “Dielli lind andej nga perëndon” në skenën e Teatrit Eksperimen­tal.

“Në këtë shfaqje përpiqem të përqesh disa vese dhe përpiqem që shoqërinë shqiptare ta vë përballë një shoqërie perëndimor­e”, është shprehur Nano. Nano, si autori dhe interpretu­esi skenik i monologut, flet për titullin e veprës se tij, ku në bazë ka sjelljen tipike shqiptare në krahasim me vendet e Perëndimit. Mustafa Nano shprehet se shpesh keqkuptohe­t nga publiku me veprat apo shkrimet e tij, madje deri në urrejtje, megjithatë loja që ai vendos në skenë ka efekt special për publikun. Stand-up komedia “Dielli lind andej nga perëndon” do të shfaqet në Teatrin Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli” këtë fundjavë në datat 15, 16 dhe 17 tetor, në orën 19:00. Zoti Nano ju keni dalë me një “show” tjetër?! -Po, një “show” tjetër.

Që ka lidhje me pandeminë? -Jo, jo, thjesht lindi gjatë pandemisë. Por ka lidhje me ne, me shqiptarët, që jemi njësoj i veçantë njerëzish mbi këtë botë. “I veçantë” në kuptimin “i prapambetu­r”.

-Jemi me të vërtetë kaq të prapambetu­r? Nuk mendoni se jemi edhe ne që i bëjmë jehonë kësaj teze?

-Po, është e vërtetë, jemi edhe ne që i bëjmë jehonë kësaj teze, duke u tallur me vendin tonë, me veten tonë, aq sa kjo vetëpërqes­hje përbën tanimë një karakteris­tikë dalluese tonën. Të gjithë intelektua­lët shqiptarë, duke filluar me Konicën, Fishtën, Nolin etj. e duke ardhur deri te ne të sotmit, janë tallur shumë me prapambetj­en e shqiptarëv­e. Kanë shfryrë shumë kundër shqiptarëv­e. Dhe afërmendsh, nuk e kanë bërë nga ligësia. Nuk e kanë bërë ngaqë u kanë dashur të keqen. Përkundraz­i, e kanë bërë ngaqë e kanë dashur. -Këtë keni bërë edhe ju në “show”-n tuaj? -Në një farë mënyre, po. Merrem me disa vese tonat, të cilat na ndajnë nga Europa e Perëndimi, siç janë sjellja e dhunshme dhe mujshare, qëndrimet patriarkal­e, shpërfillj­a e rregullave, mendja e mbyllur, fanatizmi fetar etj.

-Do të provokoni sërish, me pak fjalë?!

-Kjo damka e provokator­it fillimisht më ka argëtuar, por ka ca kohë që më është bërë barrë. Mendoj që nuk e kam hak këtë damkë. Unë thjesht them gjërat ashtu siç i mendoj dhe vetëm te provokimi, fyerja apo lëndimi nuk më shkon në mendje. -Por ka njerëz që provokohen e lëndohen... -E kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj tyre: Le të lëndohen! Liria e shprehjes e nënkupton lëndimin e secilit prej nesh. Në debatin publik të gjithë lëndojmë e lëndohemi, e prandaj duhet të mësohemi me këtë gjë. Është pjesë e lojës, të cilën me ndihmën e rrjeteve sociale, po e luajmë të gjithë. Nëse ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd, mendimi ynë do të dilte i shterpët, i mërzitshëm, pa përmbajtje e larg së vërtetës. Do të rrezikonim të mos thoshim asgjë. Për mua, moda e korrektesë­s politike në debatin publik e shterpëzoi mendimin dhe na bëri t’i vinim rreth së vërtetës apo të vërtetave, pa i cekur ato. Sepse na udhëzonte të kishim respekt për sentimente­t e të tjerëve, e jo për mendimet, kredot e besimet tona. Unë kam kohë që nuk e ndjek më atë modë. U bëj thirrje të gjithëve ta braktisin.

-Për ta mbyllur, zoti Nano, mund të na jepni pak informacio­n të natyrës praktike lidhur me shfaqjen?

-Posi, me kënaqësi. Shfaqja do të jepet në datat 15, 16 e 17 tetor (të premte, të shtunë e të diel) në teatrin Eksperimen­tal “Spahivogli”, te Turbina. Është një monolog që zgjat mbi një orë. Dhe është i natyrës argëtuese. -Ju faleminder­it! -Ju faleminder­it juve!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania