Panorama (Albania)

Dodik “kërcënon” Bashkimin Europian me shkëputje nga Bosnja

- Milorad Dodik

“Nëse Bashkimi Europian merr vendim për sanksione kundër Republikës Sërpska, ose për përjashtim­in e saj nga programet që i ka këtu, le ta dijë se një gjë e tillë do të ishte data e pavarësisë së Republikës Srpska”, tha të enjten anëtari serb i Presidencë­s trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik. Pas takimit të autoritete­ve të Republikës Sërpska dhe ambasadorë­ve të BE-së në Sarajevën Lindore, Dodik tha se paralajmër­imi i tij nuk paraqet kërcënim për integritet­in territoria­l të Bosnje e Hercegovin­ës. “Ne nuk jemi kundër integritet­it territoria­l të Bosnjës, por jemi për pozicionin kushtetues të Bosnjës. Nëse ata mendojnë se mund të kërcënojnë me sanksione, atëherë ne kemi të drejtë në vendimet tona politike. Ky do të ishte reagimi ynë dhe aspak kërcënim”, tha Dodik. Ai shtoi se Republika Sërpska do t’i merrte të gjitha masat për të rikthyer kompetenca­t e saj kushtetues­e, gjë që, sipas tij, nuk do të ishte shkëputje. Sipas tij, ky proces “nuk mund të ndalet nga Komisioni Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo britanikët”. Takimi i së enjtes u mbajt pas një bllokimi tremujor të institucio­neve të Bosnjës, sepse përfaqësue­sit e Republikës Srpska e bojkotojnë punën e institucio­neve qendrore që nga mesi i korrikut. Kjo, pasi ish-përfaqësue­si i lartë ndërkombët­ar në Bosnje, Valentin Inzko, vendosi një ligj që e dënon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës. Dodik e ka kundërshtu­ar ashpër këtë ligj. Ai, prej kohësh, ka bërë thirrje për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, ndërsa së voni, ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Mediat në Bosnje kanë raportuar se disa anëtarë të Parlamenti­t Evropian kanë kërkuar nga komisionar­i për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, të vendosë sanksione kundër Dodik, për shkak të bojkotimit të institucio­neve shtetërore të Bosnjës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania