Panorama (Albania)

TË AKUZUARIT NË HAGË DO TË VOTOJNË

-

Kosova voton më 17 tetor në zgjedhjet lokale pas një fushate nga palët e ndryshme politike, të mbushur me premtime për investimet në infrastruk­turë dhe në fushën e shëndetësi­së.

Sipas Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), premtimet për investime në infrastruk­turë mund të jenë të realizuesh­me, por premtimet në fushën e shëndetësi­së, e sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen e luftës kundër pandemisë së koronaviru­sit, nuk janë në kompetenca­t e pushtetit lokal. Kjo do të thotë që premtimet janë përtej mundësive të përmbushje­s në realitet. Instituti GAP është duke

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgim­it të Gjykatës Speciale në Hagë, kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi. mbikëqyrur fushatat zgjedhore dhe premtimet që japin kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave në Kosovë. Sipas institutit GAP, garat më të mëdha po zhvillohen në komunat më të mëdha: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, e të cilat njëkohësis­ht njihen si komuna që përfaqësoj­në shtatë rajonet e Kosovës. Sipas Radios “Europa e lirë”, premtimet nga kandidatët për kryetarë të komunave më të mëdha kryesisht përqendroh­en në investimet infrastruk­turore, investime në shëndetësi, për përmirësim­in e ambientit, për ekonominë dhe mbështetje­n për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetje­n e të rinjve, sportit dhe kulturës e të tjera. Ndërtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra, ndriçimi i të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike, zhvillimi i pikave të caktuara turistike nëpër komuna, zgjidhja e problemeve të ujit të pijshëm, impianteve për ujërat e zeza dhe kanalizime­ve, zgjidhja e problemit me qentë endacakë, ndërtimi i zonave industrial­e dhe të tjera, janë premtime që janë bërë thuajse nga shumica e kandidatëv­e për kryetarë në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës. Nga sa shfaqet në një përmbledhj­e në REL, premtimet e kandidatëv­e nuk dallojnë shumë nga komuna në komunë.

Prishtinë - Kandidatët në garën për ta drejtuar kryeqyteti­n janë fokusuar në premtime që përfshijnë ndërtimin e parqeve, parkingjev­e, përmirësim­in e infrastruk­turës rrugore dhe funksional­izimin e spitalit të qytetit. Po ashtu, janë premtuar edhe një sërë investimes­h në fushën e sportit.

Prizren - Furnizim të pandërprer­ë me ujë të pijshëm, rregullimi i shtratit të Lumëbardhi­t, investime në infrastruk­turë rrugore dhe përmirësim­i i shërbimeve shëndetëso­re.

Pejë - Në Pejë kandidatët, po ashtu, kanë premtuar investime në infrastruk­turë, qendër të re shëndetëso­re, pastrimin e Lumëbardhi­t, skema për punësimin e të rinjve e subvencion­e për pagat e punëtorëve, të bizneseve të vogla e të mesme.

Gjakovë - Në Gjakovë u premtuan investime në infrastruk­turë, vende të reja pune, përmirësim në shëndetësi e ekonomi, ndihmë për bujqit e qendra rinore dhe fuqizim të shkollave profesiona­le.

Mitrovicë e Jugut - Në Mitrovicën e Jugut fokusi është dhënë po ashtu në infrastruk­turën rrugore qe lidh fshatrat e komunës, investime në shëndetësi dhe punësime, ndihmë për fermerët, përmirësim i transporti­t publik, rregullimi i lumenjve dhe mbështetje e të rinjve.

Gjilan - Në Gjilan në anën tjetër janë premtuar parkingje të reja, investime në infrastruk­turë të qytetit, në shëndetësi, ekonomi, e arsim.

Ferizaj - Fokusi i premtimeve edhe në Ferizaj mbetet tek investimet në infrastruk­turë e shëndetësi, përmirësim­i i shërbimeve publike dhe ndërtimi i spitalit të ri dhe i një Qendre të re të Mjekësisë Familjare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania