Panorama (Albania)

Kurti: Do luftojmë kundër kontraband­ës me çdo çmim

S’e shkarkon ministrin serb: Do përbënte një çështje që e nxit Beogradi

- Albin Kurti Goran Rakiç

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontraband­ës së mallrave, duke thënë se për stabilitet­in e institucio­neve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”. Për këtë qëndrim Kurti ka edhe mbështetje­n SHBA-së, Gjermanisë e Mbretërisë së Bashkuar, por jo të kryediplom­atit europian, i cili e cilësoi si një aksion të njëanshëm në Veri të Kosovës, edhe pse në fakt aksioni u zhvillua në disa qytete të Kosovës, jo vetëm në veri dhe ishte në bashkëpuni­m me KFPR-në. “Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnik­e, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunu­ar”, tha Kurti më 14 tetor në Shkup, ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga “The Economist”.

Më 13 tetor, autoritete­t kryen një operacion kundër kontraband­ës së mallrave. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Dhjetë policë u lënduan dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore. Autoritete­t e rendit po ashtu njoftuan se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar se janë të përfshirë në kontraband­ë, ndërkaq kanë shpallur në kërkim edhe dhjetë persona të tjerë. Si në mesin e të arrestuarv­e, ashtu edhe të atyre që po kërkohen, shumica janë shqiptarë të Kosovës.

Kryeminist­ri Kurti po ashtu tha se ky aksion nuk duhet të politizohe­t, pasi sipas tij, edhe për zbatimin e të njëjtit ishin të përfshirë prokurorë serbë, por edhe policë të përkatësis­ë serbe. “Mendoj se është shumë keq të politizohe­t lufta jonë kundër krimit. Duhet të bashkëpuno­jmë me të gjithë në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar, i cili është shumë më i integruar sesa që jemi ne”, deklaroi Kurti. Policia e Kosovë tha se gjatë aksionit të 13 shtatorit ka sekuestrua­r mallra dhe dëshmi në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Aksioni u përdor si mundësi për viktimizim nga serbët e Kosovës. Të mërkurën ata vendosën barrikada dhe sulmuan policinë me granata dore. Nisja e vendosjes së barrikadav­e në atë zonë u bë prej një kompanie në pronësi të Rakiç. Ai tha se veç ajri s’po iu merret serbëve të Kosovës dhe e ka krahasuar situatën me “Natën e Kristaltë”. “Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishm­i, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, tha Rakiç. Deklarata e tij nxiti reagimin e ambasadori­t gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranuesh­ëm. Krahasime të tilla kontribuoj­në drejt rrëfimeve të shtrembëri­mit dhe mohimit të Holokausti­t”, ka shkruar ambasadori gjerman. “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe “Nata e Xhamit të Thyer” e 9 dhe 10 nëntorit të vitit 1938, ishte nata kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre.

Zyra e Kryeminist­rit të Kosovës, reagoi se udhëheqësi­t e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konflikte përbrenda qeverisë. Kurti ka vendosur të mos e shkarkojë ministrin Rakiç pasi nuk e konsideron atë si një çështje. Por, konsideron të tillë shkarkimin e tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania