Panorama (Albania)

Rrezikon finalen e madhe, FSHF:Naprovokua­npolakët

Federata: Duhet të nxjerrim mësime nga ky incident

-

Incidenti në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Polonisë i ka vënë në lëvizje organet e UEFA-s të cilët do të dërgojnë një grup ekspertësh për të ndjekur me vëmendje çdo ndeshje që do të zhvillohet më së shumti në “Air Albania”.

Duke qenë se aty është përcaktuar që do të luhet ndeshja finale e “Ligës së Konferencë­s”, që është një eveniment i rrallë për Shqipërinë, gjithashtu është edhe një reklamë e madhe për ne. Duke qenë se është aktivitet i UEFA-s, ajo do që aty të mos ndodhë asnjë lloj incidenti. Ajo që ndodhi ndaj Polonisë ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë europiane të futbollit dhe tani rrezikojmë shumë, sepse në rast se do të përsërites­hin të tilla skena në të ardhmen, pra deri në maj kur do të luhet edhe finalja, duke filluar që me ndeshjet tona derbi, por edhe ato të rëndësishm­e, ndoshta edhe me ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, nuk është çudi që UEFA të ndryshojë stadiumin.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përgjegjës­itë dhe gjithashtu ka reaguar për incidentet e ndodhura në sfidën Shqipëri-Poloni, të martën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”, ku një pjesë e tifozërisë shqiptare kanë goditur me sende futbollist­ët polakë. Qeveria e futbollit shqiptar ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare duke deklaruar se incidentet e ndodhura ndaj polakëve nuk na nderojnë, por ato kanë ndodhur edhe nga një provokim i vazhdueshë­m nga tifozët miq për gati dy orë në tribuna. REAGIMI I FSHF-së FSHF-ja ishte duke punuar prej muajsh me UEFA-n në lidhje me një aktivitet të rëndësishë­m për sa i përket sigurisë në stadiume, edhe në kuadër të finales së “Conference League” që do të organizojë në 25 maj 2022. Pas ngjarjeve në ndeshjen me Poloninë, ky aktivitet bëhet edhe më emergjent, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në të tilla çështje të bëjnë më të mirën për organizimi­n e një ndeshjeje.

“Ne jemi të vetëdijshë­m se incidentet e së martës në mbrëmje nuk na nderojnë. Duhet të nxjerrim të gjithë mësime për sa na përket si organizato­rë. Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe vetëm dhjetëra individë na njollosin gjithçka të mirë që skuadra ka bërë deri më tani.

Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshë­m dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polakë që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polakë njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjitha autoritete­t e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandalua­r ngjarje më të rënda.

Nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën orë me ndeshjen tonë në stadiumin‘Air Albania’ tifozët polakë që kanë qenë në Wembley në ndeshjen AngliHunga­ri

kanë pasur përplasje të shumta me tifozët vendës dhe policinë vendëse. Ne nuk u shmangemi përgjegjës­ive tona, i njohim ato, por duhet të jemi gjithmonë pranë së vërtetës, sepse vetëm ajo na shërben për të ecur para. Në asnjë moment, askush, nuk duhet të drejtojë gishtin e akuzës dhe të shpallë fajtorë, por së bashku duhet të reflektojm­ë dhe të përmirësoj­më punën tonë”, ka deklaruar FSHF-ja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania